top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYETARJA E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ELISA SPIROPALI ZHVILLOI SOT NJË TAKIM ME ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 1, 2024
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Bashkëpunimi Kuvend-Shoqëri Civile për përmirësimin e transparencës, pjesëmarrjes qytetare në proceset legjislative e mbikëqyrëse, të integrimit europian, realizuar nëpërmjet një dialogu civil informues, të strukturuar e bazuar në fakte”.

 

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, përfaqësues të trupit diplomatik, organizatave ndërkombëtare dhe kryetarë të komisioneve parlamentare.

 

Në nisje të aktivitetit, përshëndeti Kryetarja e Kuvendit, e cila theksoi se rritja e bashkëpunimit të Kuvendit të Shqipërisë me Shoqërinë Civile përmes informimit, konsultimit, dialogut dhe partneritetit, do të vijojë të jetë prioritet me qëllim konsolidimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi mbi baza institucionale.

 

Dëshiroj të vlerësoj pasionin për të bërë këtë shumësi aktesh qytetarie që kërkon gazerma e fortë morale dhe kjo hapësirë e madhe lirie, që quhet shoqëri civile.


Si një ish-aktiviste e shoqërisë civile mund të them se aktivizimi në shoqërinë civile nuk është profesion. Ai është pasion.


Nuk është një punë për gra nazike dhe burra të përkorë, por është një sfidë për njerëz pasionantë që nuk presin të fitojnë, por janë gati të sakrifikojnë. Për bindje dhe për ide”, tha kryetarja Spiropali.

 

Gjatë fjalës së saj kryetarja Spiropali tha gjithashtu se se balanca dhe kontrolli mes tre pushteteve është gur themel i shtet-ndërtimit dhe se Shqipëria synon BE-në në vitin 2030 dhe kjo do të jetë kontribut i shoqërisë civile.

 

Shoqëria civile, hapësirë e madhe lirie, zgjeron lirinë e shoqërisë dhe qytetarëve…


T’i japim fund formalitetit dhe praktikës që në bashkëpunimin mes institucioneve dhe shoqërisë civile të kënaqemi me fruta artificiale.


Po ridimensionojmë konsultimin publik, bashkëpunimin dhe transparencën e Kuvendit me shoqërinë civile, partner jetik dhe roje e interesit publik e qytetar. Shqipëria në 2030 në BE, kontribut edhe i shoqërisë civile.


Balanca dhe kontrolli mes tre pushteteve, gur themel i shtet-ndërtimit. Bashkë me shoqërinë civile ndaj kundërshtarëve të shoqërisë së lirë, sundimit të ligjit, minuesve të demokracisë dhe lartësimit të të drejtave të njeriut”, tha kryetarja Spiropali.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Kommentare

Mit 0 von 5 Sternen bewertet.
Noch keine Ratings

Rating hinzufügen
bottom of page