top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KSAMIL: AT PENDELI DENONCOI SE KISHA “NGJALLJA E KRISHTIT” RA PREH E AKTEVE TË VANDALIZMIT | POLICIA E SHTETIT NDALOI DY TË DYSHUAR SI VANDALË.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox
At Pandeli.
At Pandeli.

Ksamil, Shqipëri | Kisha “Ngjallja e Krishtit”, në Ksamil, ra preh e akteve të vandalizmit.

 

Kleriku shërbestar At Pandeli ka shkuar për të mbyllur dyert dhe ka hasur në dy persona të dyshimtë.

 

Njëri prej tyre ndodhej brenda ambienteve të kishës dhe po dëmtonte ikonat dhe objektet e tjera të kultit, ndërsa tjetri ruante jashtë.

 

Sapo kanë vënë re praninë e At Pantelit ata u larguan, por, përpara se të largoheshin e kanosën.

 

At Pandeli njoftoi strukturat vendore të Policisë së Shtetit, të cilat, kryen ndalim e të dyshuarve si vandalë pranë një stacioni automjetesh transporti.

 

Lajm në përditësim, …

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page