KTHESË DIPLOMATIKE: PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) PEZULLOI TARIFAT PËR TË GJITHA VENDET PËR 90 DITË; TARIFAT U ULËN NË VLERËN 10%; PËRVEÇ KINËS; TARIFAT NDAJ KINËS SHKUAN NË VLERËN 125%.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 9
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) njoftoi një pauzë të menjëhershme 90-ditore të tarifave reciproke, përveç tarifave ndaj Kinës, tarifat e së cilës i rriti në 125%.
“Në kontrast (me Kinën, red.) - shkruan presidenti Tramp (Trump) në rrjetin social virtual ‘Truth’ - duke marrë parasysh faktin se më shumë se 75 vende kanë kontaktuar me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë Departamentin e Tregtisë, Thesarit dhe Zyrën e Përfaqësuesit të Tregtisë së Shteteve të Bashkuara (USTR), për të negociuar një zgjidhje në lidhje me çështjet e diskutuara në lidhje me tregtinë, barrierat monetare, ato tarifore dhe këto vende manipuluese, me rekomandimin tim të fortë, … , kam autorizuar një pauzë 90-ditore dhe një tarifë reciproke të reduktuar ndjeshëm, në 10%, gjithashtu në fuqi menjëherë”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments