top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KTHIMI NË NORMALITETIN E ZYMTË I IRANIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 31, 2024
  • 5 min read

Nga znj. Inés M. Pousadela*.

Montevideo, Uruguaj | Koha e rebelimit publik të Iranit ka përfunduar.

Protestuesit që marshojnë, këndojnë dhe kërcejnë nën pankartën “Gruaja, Jeta, Liria” janë ndalur prej kohësh. Dhe ndryshimi i dinamikës rajonale mund të luajë në favor të regjimit.

VALA E PROTESTËS U SHTYP.

Vala e protestës kundër regjimit teokratik nisi më 16 shtator 2022, dhe zgjati shumë më tepër nga sa mund të kishte parashikuar dikush.

Por, në prag të një viti, ajo kishte rënë, por shkalla dhe shtrirja e saj e paprecedentë u zëvendësuan nga brutaliteti i pashembullt i goditjes.

Regjimi vrau qindra protestues, plagosi mijëra dhe arrestoi dhjetëra mijëra. Ai ua nënshtroi shumë torturave, abuzimit seksual, dhe mohimit të trajtimit mjekësor, gjatë kohës që ishin në paraburgim.

Ai armatosi sistemin e drejtësisë penale, duke zhvilluar gjyqe ekspres me dyer të mbyllura në “gjykatat revolucionare”, të kryesuara nga klerikë, me zero garanci procedurale.

Ai dënoi qindra - duke përfshirë gazetarë - me vite burg dhe dha disa dënime me vdekje.

Sipas Raportuesit Special të OKB-së për Iranin, disa nga shkeljet e të drejtave të njeriut të kryera nga regjimi mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit.

Menjëherë pas përvjetorit të parë të protestave, më 6 tetor, u njoftua se Çmimi Nobel i Paqes 2023 i ishte dhënë Narges Mohammadi, një aktiviste iraniane e burgosur me 20 vjet luftë për demokracinë, të drejtat e njeriut, dhe të drejtat e grave nën brezin e saj.

Gjatë viteve, ajo ishte arrestuar 13 herë, dënuar me 31 vjet burg, dhe 154 kamxhiqe, dhe ka qenë në burg tre herë. Lajmin e mori pas hekurave.

Përpara përvjetorit, i frikësuar nga rikthimi i protestave, regjimi teokratik nxori përsëri në rrugë policinë e moralit, ndërhyrja e së cilës rezultoi në vdekjen e znjsh. Mahsa Amini.

Konservatorët propozuan një ligj të ri për “hixhabin dhe dëlirësinë”, që do të impononte një kod veshjeje më të rreptë, dhe dënime më të ashpra për shkeljet.

Përforcimi i rregullave të moralit mori shpejt viktimën e tij të radhës. Më 1 tetor 2023, nxënësja e shkollës së mesme Armita Garauand (Garawand) mbeti pa ndjenja, thuhet se u sulmua nga një zbatues i hixhabit, sepse nuk mbante shami.

Ajo mbeti në koma për disa javë para se të vdiste më 28 tetor 2023. Në funeralin e saj, vajtuesit u sulmuan dhe dhjetëra u arrestuan, duke përfshirë avokaten e njohur për të drejtat e njeriut, Nasrin Sotoudeh.

TRASHËGIMIA.

I goditur, por i pamposhtur, regjimi iranian i sheh zgjedhjet e ardhshme legjislative si pjesë të rrugës së tij drejt rimëkëmbjes.

Më 1 mars 2024, njerëzit do të thirren për të votuar për të 290 anëtarët e Kuvendit Konsultativ Islamik.

Beteja kryesore do të jetë mbi pjesëmarrjen, e cila tashmë ishte ulur në 42% në vitin 2020 - më e ulëta që nga revolucioni i vitit 1979.

Ky rekord mund të thyhet, pasi opozita dhe reformistët bëjnë thirrje për abstenim ose bojkot.

Së bashku me zgjedhjet parlamentare, në mars Irani do të mbajë zgjedhjet për Këshillin e Ekspertëve, trupi i klerikëve që emëron Udhëheqësin Suprem të Iranit.

Këshilli, kohët e fundit është përballur me kritika për mbikëqyrjen e dobët të performancës së liderit suprem 84-vjeçar Aajatollah (Ayatollah) Ali Khamenei, dhe mund të duhet të ndërhyjë relativisht shpejt.

Në pushtet që nga viti 1989, Khamenei është në një garë kundër kohës. I vendosur për të siguruar që teokracia që ai ndërtoi kryesisht të qëndrojë e fortë pasi të jetë larguar, ai po përgatit djalin e tij të dytë 54-vjeçar, për ta trashëguar atë në pushtet.

Por kriza e vazhdueshme ekonomike mund të komplotojë kundër planeve të tij.

Ndikimet e grumbulluara (kumulative) të sanksioneve ndërkombëtare, çmimet e luhatshme të naftës, keqmenaxhimi, dhe korrupsioni i shfrenuar, kanë nxitur inflacionin dhe papunësinë, dhe pakënaqësia është e lartë.

Për të parandaluar që ankesat e akumuluara të përkthehen në protesta masive, regjimi ka të ngjarë të përpiqet të shkelë një vijë të hollë, midis shfaqjes së fuqisë së pathyeshme, dhe ofrimit të lëshimeve të vogla.

NDRYSHIMET E BILANCIT RAJONAL.

Kur shpërthyen protestat, u derdh mbështetja ndërkombëtare. Njerëzit në mbarë botën treguan solidaritet me gratë iraniane, dhe u bënë thirrje qeverive të tyre të veprojnë.

Në fillim, SHBA vendosi sanksione ndaj Policisë së Moralit, dhe disa drejtuesve të lartë të forcës dhe agjencive të tjera të sigurisë.

Sanksionet e reja nga Bashkimi Europian, Britania e Madhe dhe SHBA u njoftuan në prag të përvjetorit të protestave.

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas në vitin 2023, një grup grash afgane dhe iraniane nisën fushatën Fundi i Aparteidit Gjinor, i cili, kërkon njohjen dhe dënimin e dy regjimeve si të bazuara në aparteidin gjinor.

Ato duan që Konventa e OKB-së e vitit 1973 për Shtypjen dhe Ndëshkimin e Krimit të Aparteidit, e cila, deri më tani zbatohet vetëm për hierarkitë racore, të shtrihet në gjini.

Fushata dëshiron që kjo formë specifike dhe ekstreme e përjashtimit, të kodifikohet si një krim, sipas ligjit ndërkombëtar, në mënyrë që përgjegjësit të mund të ndiqen penalisht, dhe të ndëshkohen.

Kishte shpresë se lëvizje të tilla do të nxisnin veprime për t'i mbajtur përgjegjësit përgjegjës. Shoqëria civile bëri thirrje për krijimin e një mekanizmi të dedikuar të llogaridhënies për të punuar së bashku me Raportuesin Special të OKB-së për Iranin. Por më 7 tetor 2023, ndërsa Armita ishte në koma, krahët paraushtarakë të Hamasit filluan sulmet e tyre në territorin izraelit, dhe vëmendja globale u zhvendos në këtë zemërim, dhe fushatën vrastare të Izraelit për hakmarrje.

Si një burim kryesor i mbështetjes për Hamasin, Irani ishte larg nga qendra e vëmendjes - por dënimi i teokracisë dhe aparteidit gjinor tani zuri një vend të dytë ndaj konsideratave gjeopolitike.

Khamenei deklaroi publikisht se Irani nuk ishte i përfshirë në sulmet e 7 tetorit 2023 dhe megjithëse ai përsëriti mbështetjen politike dhe morale të Iranit për Hamasin, ai thuhet se i tha liderit të Hamasit Ismail Haniyeh se Irani nuk do të ndërhynte drejtpërdrejt nëse nuk sulmohej nga Izraeli ose SHBA.

Por udhëheqja e Iranit e “boshtit të rezistencës” anti-izraelite dhe antiperëndimore, dhe roli kryesor që mund të luajë në zgjerimin ose kufizimin e fushës së konfliktit, do të thotë se do të përfshihet në çdo përpjekje për të ripërcaktuar rendin rajonal, dhe mund të dalin edhe më të fortë.

Mes kaosit dhe në kërkimin e sigurisë, komuniteti ndërkombëtar mund të jetë gjithnjë e më i gatshëm të shikojë nga ana tjetër.

Kërkimi i Iranit për respekt ndërkombëtar pa një moment historik në muajin nëntor, kur përfitoi nga mungesa e interesit të shteteve të tjera për të kërkuar kryesimin e Forumit Social të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Rezultati ishte një dhomë kryesisht bosh - por mbetet rasti që Irani ia doli të pushtonte hapësirën institucionale për të zbardhur imazhin e tij të ngopur me gjak.

Kjo nuk duhet të lejohet të ndodhë. Gratë iraniane nuk duhet të lihen në duart e tyre. Aktivistët iranianë pro-demokracisë dhe të drejtave të njeriut, brenda dhe jashtë Iranit, kanë nevojë për mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, nëse duan të kenë ndonjë shans.

Znj. Inés M. Pousadela* është Specialiste e Lartë e Kërkimeve në CIVICUS, bashkëdrejtoreshë dhe shkrimtare e CIVICUS Lens dhe bashkëautore e Raportit të Gjendjes së Shoqërisë Civile.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page