top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

KUFOMAT E PENGJEVE JUSEF (YOUSSEF) DHE HAMZA ZIYADNE JANË GJETUR NË GAZA PASI U MORËN PENG GJATË SULMIT TERRORIST TË 7 TETORIT TË VITIT 2023 | JUSEFI ISHTE I MARTUAR ME 2 GRA DHE KISHTE 19 FËMIJË.

Jeruzalem, Izrael | Familjarët e pengjeve Jusef (Youssef) Ziyadne, 53 vjeç, dhe djali i tij Hamza Ziyadne, 22 vjeç, thonë se ushtria i ka informuar se trupat e tyre janë gjetur në Rripin e Gazës.

 

IDF nuk ka komentuar ende.

 

Jusefi (Youssef) u rrëmbye nga terroristët e Hamasit gjatë sulmit të 7 tetorit 2023, së bashku me tre nga fëmijët e tij, Hamzin, Bilal Ziyadne 18 vjeç, dhe Aisha Ziyadne 17 vjeçe, ndërsa punonte në Kibbutz Holit.

 

Bilali dhe Aisha u liruan më 30 nëntor 2023, pas më shumë se 50 ditësh në robëri duar të Hamasit.

 

Deri më tani, Jusefi (Youssef) dhe Hamzai supozoheshin të gjallë.

 

Jusefi (Youssef), 53 vjeç, i martuar me dy gra dhe 19 fëmijë, punonte në kasollen e lopëve të kibucit.

 

Hamzai, 22 vjeç, i martuar dhe baba i dy fëmijëve dhe Bilali, 18 vjeç, punonin me babanë e tyre, ndërsa motra e tyre Aishja ishte bashkuar me ta për mëngjes.

 

Familja jeton në Rahat, në lagjen Ziyadne, me emrin e fisit të tyre të gjerë familjar.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Комментарии

Оценка: 0 из 5 звезд.
Еще нет оценок

Добавить рейтинг
bottom of page