KUKËS: NË AKSIDENTIN AUTOMOBILISTIK QË NGJAU TE “RRETHRROTULLIMI I GOSTILIT” MBETËN TË VDEKUR AFRIM KOLGJINI DHE FESTIM GJETA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 2
- 1 min read
Updated: Apr 3

Kukës, Shqipëri | Një automjet i cili qarkullonte në aksin rrugor “Rruga e Kombit”, shumë pranë rreth rrotullimit të Gostilit doli nga rruga.
Si pasojë mbetën të vdekur:
1- Z. Afrim Kolgjini, me moshë 50 vjeç.
2- Z. Festim Gjeta, me moshë 35 vjeç.
Njoftim | Rreth orës 23:35, të datës 01.04.2025, në autostradën Milot-Morinë, automjeti tip “Benz”, i drejtuar nga një 50 vjeç, banues në Tiranë, ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet, banues në Kukës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments