KUKËS: U ARRESTUA SEBASTIAN MUÇMATA | DYSHOHET SE SHTIU ME ARMË ZJARRI NDAJ ELVIS HALILAJT: DËSHMIA E PLOTË E TIJ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 20
- 2 min read

Kukës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan
1- Z. Sebastian Muçmata, me moshë 25 vjeç.
Ai akuzohet se plagosi z. Elvis Halilaj (kushëririn e kryetarit të Bashkisë së Kukësit, z. Albert Halilaj).
Kumtohet se z. Muçmata u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e djeshme.
Në dëshminë e tij, z. Sebastian Muçmata tha: “Me faktin dhe akuzën u njoha dhe për sa më pyesni dhe më akuzoni kam për të shtuar se nuk kam shkuar për të vrarë njeri, por në momentin që kam shkuar, aty Qerimi (vëllai i të plagosurit) i ka drejtuar armën babait tim Izetit (Muçmata), në këto momente kam shkuar menjëherë te makina dhe kam marrë një armë tip pistoletë që e kisha në bagazh dhe kam qëlluar në drejtim të rrugës ku ishin dy vëllezërit Qerimi dhe Elvisi Halilaj, po të kisha qëllim për t’i vrarë unë e kisha atë mundësi, por nuk kam pasur qëllim vrasjen e asnjë personi.
Unë, kur kam mësuar se pikërisht shtetasit Qerim e Elvis Halilaj kishin rrahur sot te agjencia e Bicajve vëllanë tim Zenelin, i cili ka ngelur pa ndjenja i shtrirë në tokë.
Ky konflikt ka filluar për shkak të detyrës së Zenel Muçmatës, i cili punon në Bashki në funksionin e Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Elvis Halilaj pretendon se ka ndikuar ose ka ndërhyrë drejtpërdrejtë për largimin nga puna të Elvis Halilajt”.
Njoftim | Kukës/Informacion shtesë/Në vijim të informacionit të dhënë më herët, lidhur me plagosjen me armë zjarri të shtetasit E. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ju informojmë se:
Falë veprimeve të shpejta dhe intensive hetimore, kontrolleve të pandërprera të Policisë dhe komunikimit të vazhdueshëm me familjarët, rreth orës 21:00, autori i dyshuar, shtetasi S. M., 25 vjeç, banues në Kukës, është vetëdorëzuar së bashku me armën e zjarrit tip pistoletë, që dyshohet se e ka përdorur në këtë ngjarje.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários