KUR KRYQI BIE NË DUART E DJAJVE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 20, 2023
- 2 min read

Nga z. Gani Mehmetaj, shkrimtar, publicist nga Republika e Kosovës. Prishtinë, Dardani | Kur e shohin shqiptarët katolikë e myslimanë kryqin gjigant pravosllavë në Tetovë e në Shkup, s' ka si të mos ua kujtoj rrëfimet e prindërve për masakrat e ushtrisë serbe e bullgare, ndërsa u prinin “popat” me mjekra të zeza, dhe me shpirt edhe më të nxirë.
Ata që nuk pranonin të bëheshin shki, popi sllav urdhëronte t’i thernin, ose t’i pushkatonin.
Popat shki kanë urdhëruar pushkatimin e mijëra shqiptarëve myslimanë e katolik, që nuk pranuan të puthnin kryqin pravosllavë, të vënin “shajkaqe” serbe, “shubare” bullgare, e “kapica” cërnagore.
Në Mavrovë ushtria bullgare e serbe ka pushkatuar dhjetëra priftërinj ortodoks shqiptarë, që nuk pranuan të mbanin meshën në gjuhë sllave.
Në Dardani e kanë rrjep për së gjalli priftin katolikë që u tha besimtarëve shqiptarë: “Mos e puthni kryqin e shkive, mos u pagëzoni në fenë e shkaut”.
Pushoi ky pagëzim me kryq e me bajonetë, u zvogëluan vrasjet, kur Vatikani e informoi botën.
Por duhet ta dimë se një kohë të gjithë shqiptarët në Dardani e në Maqedoni, i pagëzuan me dhunë në fenë e shkaut, u dhanë emra sllavë, dhe i detyruan të mbanin “shajkaqe”, “shubare” dhe “kapica”.
Edhe emrat ua ndryshuan në Zhivorad, Millorad, Milena, Mileva etj.Kush fliste shqip e vrisnin.
Jemi mësuar që kryqin ta shohim në filma si armë kundër djallit. Por, kur ra kryqi në duart e popave djaj, u bë armë e masakrës e frikësimit.
Armë e djallit po bëhet edhe ky “kryq” gjigant në Tetovë, dhe ai që u vendos pas vitit 2000, në Vodno të Shkupit.
Ata me kryqin gjigant duan ti rikujtojnë shqiptarët për pagëzimet me hekur e me zjarrë. Janë nipat e shkive që masakruan shqiptarë.
Por, njëkohësisht, për ata që nuk e dinë keqpërdorimin e kryqit, të thonë, ja si reagojnë shqiptarët dhunshëm ndaj simboleve fetare të krishtera.
Është mirë që burrat e gratë me mend në kokë, të sqarojnë para subjekteve ndërkombëtare, e ambasadave në Shkup, se ne nuk kemi asgjë kundër simboleve të krishtera, por, jemi kundërkeqpërdorimit për qëllime të nxitjes së trazirave, e mos durimit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments