top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KURBIN: U ARRESTUA RASIM SELA | AKUZOHET PËR VEPRËN PENALE “PRODHIMI DHE SHITJA E LËNDËVE NARKOTIKE”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 30
  • 2 min read

Kurbin, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Rasim Sela, me moshë 43 vjeç.

 

Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

 

Njoftim | Kurbin/Posedonte dy qese plastike me lëndë narkotike kanabis për ta shitur në doza, kapet dhe vihet në pranga 43 vjecari.

 

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale lënda narkotike.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, evidentuar dhe goditën një tjetër rast të kësaj veprimtarie të paligjshme.

 

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit në  banesën R. S., 43 vjeç,  gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese plastike më lëndë narkotike kanabis të cilën do ta shiste në doza.

 

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. S., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page