top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KURT PLOTENR: BABAI I LARJES SË TRURIT | MBI KONTROLLIN E MENDJES: PJESA E KATËRT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 10, 2023
  • 3 min read

Nga z. Emanuel Pietrobon.

Berilin, Gjermani | Njerëzimi pa vetëdije është dëshmitar i agimit të një mënyre të re të destabilizimit të shoqërive, duke pasur trurin si fushëbetejë, e cila, është lufta njohëse.


Sot shkruhet pak për të, sepse tema është e kufizuar kryesisht në qarqet ushtarake dhe paraushtarake, por, është e sigurt se për të do të flitet gjithnjë e më shumë.


Sepse luftërat kognitive dhe pasardhësit e tyre, si armët nervore, kanë një veçanti që i bën ato veçanërisht shkatërruese, domethënë i kapërcejnë kufijtë fizikë, dhe fuqia e tyre destabilizuese rritet paralelisht me globalizimin, teknologjizimin dhe inkretinizimin e masave. E vështirë, pothuajse e pamundur, të ndalosh përparimin e saj.


Rrënjët e kësaj mënyre të re të zhvillimit të luftës datojnë që nga Lufta e Ftohtë, epoka e garës së parë të madhe të trurit midis Shteteve të Bashkuara dhe ish-Bashkimit Sovjetik, por, nuk është ekzagjerim të thuhet se farat e vërteta fillestare të gjithçkaje duhet të gjenden në një vendn dhe në një kontekst tjetër historik, pran në Gjermaninë naziste, gjatë Luftës së Dytë Botërore.


Sepse ishte një nazist që i dha shtysë kërkimeve për kontrollin e mendjes në Shtetet e Bashkuara, i harruar i psikiatrisë Kurt Plötner.


Z. Kërt Fridrish Plotnër (Kurt Friedrich Plötner), i lindur në Hermsdorf, më 19 tetor 1905, ishte një nga teoricienët më të rëndësishëm të shkencës mendore të epokës naziste.


I pasionuar pas mjekësisë, veçanërisht neuroshkencës, z. Plötner iu bashkua Schutzstaffel (SS), pasi kaloi vitet 1920 dhe fillimin e viteve 1930 duke dhënë mësim në Universitetin e Leipzigut.


Udhëheqës i një brezi hetuesish heterodoks të mendjes, të gatshëm për të bërë gjithçka për të vjedhur sekretet e saj, dhe për të mësuar se si ta kontrollojnë atë - madje edhe për të kapërcyer kufijtë e etikës – z. Plötner do ta gjente veten duke punuar me shkencëtarë të çmendur, të kalibrit të z. Klaus Shilling (Claus Schilling), z. Zigmund Reshër (Sigmund Rascher), z. Uillhelm Biglbok (Wilhelm Beiglböck), dhe të z. Erik Hipke (Erich Hippke).


Kampet e përqendrimit u bënë laboratorët e eksperimenteve etike të pasakta, shpesh çnjerëzore të z. Plötner, dhe bashkëpunëtorëve të tij. Dhe raportet e tyre mbi ecurinë e sprovave u dërguan në seksionet psikiatrike dhe neurologjike të Shoqatës Kaiser Wilhelm për Përparimin e Shkencës. Objektivi: dominimi i mendjes së njeriut.


Z. Plötner do të bëhej i famshëm për eksperimentet e bazuara në përdorimin e psikodelikëve, veçanërisht, meskalinës dhe hipnotizmit. Psikodelikët për të formuluar një serum të së vërtetës. Hipnozës për të studiuar funksionimin e trurit të fjetur.


Forma është e ndryshme, substanca është e njëjtë: të kuptuarit se si të ndryshoni sjelljen e “derrave”, asgjësimi i vullnetit të tyre individual, tejkalimi i kufijve të njohur të psikologjisë dhe inxhinierisë sociale.


Z. Henrish Himlër (Heinrich Himmler) ishte i sigurt në suksesin e kërkimit pionier mbi mendjen, në të cilin edhe Ahnenerbe filloi të investonte në pasojat e sulmit të dështuar ndaj Adolf Hitlerit më 20 korrik 1944.


Z. Plötner, në të vërtetë, iu besua detyra e ndërtimit të njerëzve me komandë, automatë besnikë të gatshëm të bëjnë gjithçka për një kauzë.


I REKRUTUAR NGA SHTETET E BASHKUARA.

Shtetet e Bashkuara morën përgjegjësinë për arratisjen e z. Plötner nga një burg aleat, menjëherë pas luftës, duke e përfshirë atë në listën e trurit, që do të shpëtohej nga Nurembergu- Operacioni Paperclip - me sugjerimin e z. Boris Pash, i cili, kishte mësuar për kërkimin e shkencëtarit në krye të misionit Alsos - një koleksion i madh i inteligjencës mbi përparimin ushtarak nazist, i krijuar në vitin 1943, nga shërbimet sekrete të SHBA-së, Britanisë, Holandës dhe Norvegjisë.


Pasi u transferua në Shtetet e Bashkuara, z. Plötner u caktua në projektin e sapoformuar BLUEBIRD, pararendës i MKULTRA, ku iu dha Karta Biankë (Carte Blanche), duke e lejuar atë të vazhdonte studimet për modifikimin e përhershëm të sjelljes, dhe kontrollin e mendjes.


Shumë i rëndësishëm për t'iu dorëzuar drejtësisë, z. Plötner u mbrojt nga Shtetet e Bashkuara në disa raste, nga dhënia e një identiteti të ri, deri te keqdrejtimi i hetimeve ndërkombëtare për llogarinë të tij - duke treguar Bashkimin Sovjetik si shtëpinë e tij të re.


I forcuar nga mburoja mbrojtëse e garantuar nga Uashingtoni, e cila ndihmoi në ngritjen e MKULTRA-s famëkeqe, z. Plötner u kthye në atdheun e tij - natyrisht në Gjermaninë Perëndimore - në vitet 1950.


Këtu, me një mbiemër të ri - Schmitt - u kthye në botën akademike si profesor në Universitetin e Freiburgut, duke vazhduar të ndiqte nga distanca punën e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).


Ai vdiq si njeri i lirë, i pandëshkuar, më 26 shkurt 1984. Vdiq me sigurinë se kishte transmetuar në Shtetet e Bashkuara, një trashëgimi të çmuar, nga e cila mund të nxirrte, siç tregohet nga kontributi i dhënë në lindjen e MKULTRA-s, dhe, siç u përfol, se kishte zbuluar mënyrën për të fabrikuar kandidatët mançurianë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page