KUSH ISHTE IGOR SIKORSKI QË U MAGJEPS PAS HELIKOPTERËVE?
- Agjencia Telegrafike Vox
- Oct 19, 2023
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Z. Igor Sikorski (Igor Sikorsky), shkencëtar, inxhinier, pilot dhe biznesmen, ishte një pionier në dizajnimin e avionëve, i cili, njihet më së miri për zhvillimin e tij të suksesshëm të helikopterit.
Ai ishte i magjepsur me fluturimin që në fëmijëri në Rusi, dhe një takim i vitit 1908 me vëllezërit Rait (Wright), përcaktoi rrjedhën e jetës së tij në aviacion.
Pasi dy dizajne të hershme të helikopterit dështuan, ai e ktheu vëmendjen te avionët me krahë fiks.
Deri në vitin 1913 ai kishte zhvilluar Il'ya Muromets, aeroplan pasagjerësh me katër motorë, që u shndërruan në bombardues për përdorim në Luftën e Parë Botërore.
Revolucioni Bolshevik e detyroi atë dhe familjen e tij të emigronin në Amerikë në vitin 1919, ku ai themeloi Korporatën “Sikorsky Aero Engineering”, në Nju Jork.
Gjatë 20 viteve të ardhshme, kompania e “Sikorsky” ndërtoi aeroplanë pasagjerësh dhe varka fluturuese, duke përfshirë S-40 American Clipper, që u përdor për të hapur rrugë të reja ajrore në të gjithë Paqësorin.
Në vitet 1930, ai e ktheu vëmendjen e tij përsëri në projektimin e helikopterit, dhe më 14 shtator 1939, fluturoi me VS-300 në fluturimin e tij të parë provë.
Igor Sikorski, i paraqitur këtu në kabinën e xhamtë XR-5 të tij, të vitit 1943, vdiq më 26 tetor 1972.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments