top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUSH ËSHTË BASHAR AL ASADI?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 1, 2023
  • 7 min read

Nga z. Mauro Indelikato (Mauro Indelicato). Romë, Itali | Z. Bashar al Assad ka qenë President i Sirisë që nga 17 korriku 2000, pasi trashëgoi pushtetin nga babai i tij, Hafez al Assad. Z. Bashar lindi në Damask në vitin 1955, në një familje me origjinë nga Latakia, bastioni i pakicës shiite alavite, të cilës i përket al-Assad.


Familja e z. Bashar ka origjinë modeste: ata nuk i përkasin një fisi apo grupi me profil të lartë në vend, dhe që i përkasin pakicës alavite nuk ndihmon.


Babai i Asadit, megjithatë, pati një karrierë meteorike në forcat ajrore, dhe drejtoi krahun ushtarak të Partisë Baath, grupi që ka sunduar Sirinë, që nga një grusht shteti ushtarak në vitin 1963.


Z. Hafez u bë gjithnjë e më i rëndësishëm në Partinë Baath, dhe më 13 nëntor 1970, ai iu ngjit të ashtuquajturi “grusht shteti korrigjues” dhe mori pushtetin.


Qeveria e Hafez al-Assad-it vendosi gjithçka mbi nacionalizmin, dhe u afrua gjithnjë e më shumë me Bashkimin Sovjetik. Z. Assad gjithashtu kreu reforma të rëndësishme, që e bënë Sirinë një nga shtetet më laike në të gjithë Lindjen e Mesme.


Gjithçka rrotullohej rreth familjes Assad: Rifati (Rifaat), vëllai më i vogël i z. Hafez, u emërua shef i sigurimit (i dëbuar më vonë, megjithatë pas një tentative grusht shteti); në vitet 1990, djali i madh, Basili, u emërua pasardhës i Presidentit. Në përgjithësi, prindërit dhe njerëzit rreth Al Asadëve morën pozicione gjithnjë e më të rëndësishme në shtetin sirian.


BASHAR AL ASSAD NË RININË E TIJ.

Duke qenë djali i dytë, z. Bashar al Assad jetoi në margjinat e politikës. Ai mori diplomën e shkollës në vitin 1982, dhe menjëherë më pas, u regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë në Damask. Ai ëndërronte të bëhej okulist. Prandaj, z. Assad u largua nga Siria, në vitet 1990, dhe u transferua në Londër, ku studioi okulistikë.


Pikërisht në Londër, presidenti i ardhshëm takoi znjsh. Asma Akhras, vajzën e një kardiologu nga Homsi, dhe një zyrtare në ambasadën siriane në Londër.


Të dy filluan një lidhje romantike që çoi në martesë në dhjetor 2000.


VDEKJA E BASILIT (VASILIT).

Më 21 janar 1994, Siria dhe Bashar pësuan një humbje të tmerrshme: Z. Basil al Assad, djali i parë i z. Hafez, dhe pasardhësi i trashëguar i caktuar vdiq në një aksident me makinë.


Zyrtarisht, z. Basil u fut me makinë në një rrethrrotullim afër qendrës së kryeqytetit, dhe vdiq në aksident. Duke qenë djali i parë i Presidentit sirian, aksidenti krijoi një gjurmë dyshimi që edhe sot nuk është zbutur.


Me vdekjen e z. Basil, z. Bashar u bë trashëgimtari i caktuar: i thirrur nga babai i tij në Siri, Presidenti i ardhshëm sirian la studimet, si dhe gruan e tij të ardhshme, dhe u vendos në shtëpinë e tij, në pallatin presidencial, në Damask, për të “studuar” se si të ishte lider. Prandaj, z. Bashar al Assad u bë kreu i shtetit i caktuar dhe delfin i babait të tij Hafez.


NGJITJA E BASHAR AL ASADIT NË PRESIDENCË.

Vdekja e vëllait të z. Bashar ishte e papritur, dhe çoi në tërheqjen e papritur të z. Bashar nga Londra, dhe vdekja e babait të tij ishte gjithashtu një goditje shkatërruese për Presidentin e ardhshëm sirian, si dhe për vendin.


Z. Hafez al Assad vdiq nga një atak në zemër më 10 qershor 2000, para se të kishte mbushur shtatëdhjetë vjeç. Vdekja goditi papritur, ndërsa ai ishte në telefon, me presidentin libanez.


Problemet e zemrës së z. Hafez ishin të njohura, por askush në atë verë të vitit 2000 nuk e priste një vdekje kaq të papritur. Z. Bashar al Assad mbase nuk ishte gati - qoftë politikisht, qoftë për moshën - për të mbajtur një pozicion kaq të vështirë: në krye të kësaj, sipas kushtetutës siriane, mosha minimale për t'u bërë President ishte 35 vjeç, dhe z. Bashar, në qershor 2000, ishte 34 vjeç.


Vazhdimi në çdo rast shkoi mjaft mirë, dhe si brenda, ashtu edhe ndërkombëtarisht, hyrja në pushtet e z. Bashar al Asad u konsiderua një zhvillim pozitiv, duke ngjallur shpresa për reforma thelbësore.


Rinia e tij, koha e kaluar në Londër, dhe imazhi i një gruaje me nofkën “Zonja Diana e Lindjes së Mesme”, e ndihmuan z. Bashar al Assad të paraqitej si një reformator social dhe ekonomik.


Nga ana tjetër, megjithatë, papërvoja e tij politike, dhe fakti që pasi kishte trashëguar pushtetin papritur, z. Basharit fillimisht iu desh të rrethohej me gardën e vjetër të të atit, e zbehën këtë imazh dhe shkaktuan dyshime për veprimet e tij.


KRIZA E PARË NDËRKOMBËTARE E BASHAR AL ASSADIT.

Vitet e para të qeverisjes së z. Bashar al Asadit u shënuan në nivel ndërkombëtar, nga episode të shumta të rëndësishme: nga 11 shtatori, deri te lufta në Afganistan, dhe nga ngjitja e z. Bush i Riu në Shtëpinë e Bardhë, deri te lufta në Irak.


Siria e z. Bashar al Asad u vendos në listën e të ashtuquajturave “shtete mashtruese”: doktrina e z. Bush, që synonte të luftonte terrorizmin ndërkombëtar, imponoi një listë të vendeve që konsideroheshin afër të ashtuquajturit “boshti i së keqes”.


Nga Irani në Korenë e Veriut, dhe nga Libia e Gadafit, në Irakun e Sadam Huseinit, nëpërmjet Jemenit, Sudanit dhe Sirisë.


Prova e parë e vërtetë ndërkombëtare për z. Bashar al Assad ishte një atentat më 14 shkurt 2005 në Bejrut: me atë rast ish-kryeministri libanez Rafik Hariri (Rafiq Hariri) u vra nga një makinë bombë. Një sunit që kishte mosmarrëveshje me Damaskun, z. Hariri në muajt para vdekjes së tij kishte bërë thirrje për tërheqjen e trupave siriane nga Libani.


Presioni ndërkombëtar mbi Damaskun dhe z. Bashar al-Asad ishte shumë intensiv: akuzat ranë mbi qeverinë siriane nga shumë anë të ndryshme. Sipas rindërtimit nga mediat arabe, dhe perëndimore, vrasja e z. Hariri u organizua nga shërbimi sekret sirian, për të eliminuar një politikan të rëndësishëm libanez, që kishte mosmarrëveshje me Damaskun.


Sulmi në Liban nxori mijëra qytetarë dhe studentë në rrugë: në Bejrut, veçanërisht, u organizuan demonstrata të ndryshme që bënë thirrje me zë të lartë për një hetim për të zbuluar se kush e urdhëroi vrasjen. Për më tepër, shumë demonstrues libanezë shfaqën neveri ndaj trupave siriane të pranishme në vend.


Z. Bashar al Assad, nga ana e tij, hodhi poshtë akuzat, dhe tha gjithashtu se ai dëshironte të bashkëpunonte me hetuesit ndërkombëtarë. Ky qëndrim, e përafroi qeverinë siriane me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila, ngriti një gjykatë ndërkombëtare, për të hetuar ngjarjet e 14 shkurtit 2005.


Një pikë kthese e parë erdhi në prill 2005. Në një fjalim të mbajtur në parlamentin sirian, z. Assad deklaroi se ishte i përgatitur të tërhiqte trupat nga Libani. Një hap përpara, sipas komunitetit ndërkombëtar. Më 27 prill 2005, pas vitesh në vend, trupat siriane të dislokuara në Liban, u kthyen në shtëpi.


POLITIKA E JASHTME E BASHAR AL ASADIT.

Politika e jashtme e z. Bashar al Asadit është një vazhdimësi e politikës së babait të tij. Kjo vazhdimësi mund të shihet në pozicionin e Damaskut në fillim të viteve 2000, i cili ishte afër Iranit dhe Hezbollahut libanez.


Në vitin 2003, Presidenti sirian mbajti anë kundër pushtimit amerikan të Irakut, pavarësisht faktit se babai i tij, 12 vjet më parë, ishte bashkuar me koalicionin anti-Sadam, gjatë luftës në Kuvajt.


Pozicioni i z. Bashar al Asad, në këtë rast, u diktua nga frika e një precedenti të rrezikshëm historik: frika, në veçanti, nga të qenit objektivi i ardhshëm i SHBA-së, pas ndryshimit të regjimit në Irak.


Gjatë dekadës së parë të presidencës së tij, z. Bashar al Assad kishte hapësirë ​​të konsiderueshme për manovrim në dialogun me Evropën. Damasku dhe Roma, për shembull, u bënë partnerë të rëndësishëm tregtarë, dhe në vitin 2010 presidenti Xhorxho Napoletano (Giorgio Napolitano) gjithashtu i dha z. Asad një nder të rëndësishëm.


Vizita e parë historike e një Pape në Damask u bë në vitin 2000: më 5 maj Papa Gjon Pali II hyri në një xhami dhe takoi z. Asad dhe udhëheqësit fetarë sirianë. Por ka një aleat tjetër që po afrohet gjithnjë e më shumë me Sirinë: Rusia. Z. Assad dhe z. Putin, megjithatë, e forcuan aleancën e tyre vetëm pas shpërthimit të konfliktit në vendin e Lindjes së Mesme.


SHPËRTHIMI I LUFTËS.

Gjyqi më i rëndësishëm për z. Bashar al Assad filloi në vitin 2011. Protestat që në fillim të atij viti përfshinë botën arabe, nga Egjipti në Tunizi, nëpërmjet Algjerisë dhe Libisë, mbërritën edhe në Siri.


Z. Asad u përpoq të ndërmjetësonte në një farë mënyre dhe premtoi reforma, duke autorizuar një sistem politik shumëpartiak, dhe duke hequr gjendjen e jashtëzakonshme, që kishte qenë në fuqi prej disa vitesh.


Presidenti sirian, megjithatë, përdori vazhdimisht grushtin e hekurt kundër protestuesve. Shfaqja e Ushtrisë së Lirë Siriane, dhe sulmet e para në polici, dhe poste qeveritare, paralajmëruan shpërthimin e konfliktit.


Me shpërthimin e luftës, imazhi i Perëndimit për z. Asad gjithashtu ndryshoi, dhe ai tani përshkruhej si një diktator i paskrupullt. Akuzat për përdorimin e armëve kimike bënë pjesën tjetër.


ASADI GJATË KONFLIKTIT.

Pavarësisht konfliktit që po shkatërron të gjithë vendin, z. Assad, me një përdorim të shkathët të imazheve, pothuajse nuk shihet ndonjëherë me uniformë.


Ai - ky është mesazhi pas tij - nuk dëshiron të jetë diktatori klasik i Lindjes së Mesme, si z. Sadam Hysen (Saddam Hussein), dhe si z. Muhamer Gadaf (Muammar Gaddafi).


Ai shfaqet thuajse gjithmonë me kostum dhe kravatë, dhe në disa raste, vetëm me një këmishë të thjeshtë, ose në çdo rast me rroba civile.


Edhe kur viziton ushtarët në vijën e frontit, z. Asad shfaqet me rroba civile. Emblematike në këtë kuptim është videoja e filmuar në prill të vitit 2018: Presidenti sirian është përjetësuar në makinën e tij, me syze dielli dhe një këmishë, ndërsa lëviz nëpër rrugët e qyteteve të rimarrëve të fundit të Ghoutës lindore.

Photo LaPresse Presidenti sirian Bashar al-Assad (C) u flet mbështetësve gjatë vizitës së tij në lagjen Baba Amr në qytetin e trazuar të Homsit/270312 Presidenti sirian Bashar al-Assad i rrethuar nga mbështetësit në Baba Amr (LaPresse).

E njëjta gjë vlen edhe për vizitat e tij në panairin e Damaskut, me sa duket pa truproja në tërheqje (edhe pse ata janë përreth), ose brenda shtëpive të familjeve të prekura nga lufta.


Në disa raste z. Asad gjithashtu ecën nëpër rrugët e mbushura me njerëz të Damaskut me gruan dhe familjen e tij.


Ndërsa gjatë luftës, televizioni irakian transmetonte vazhdimisht këngë dhe video patriotike për z. Sadam Hysen (Sadam Huseinin), televizioni sirian fokusohet më shumë në lajmet nga frontet.


E gjithë kjo, sipas shumë analistëve, kontribuon në dhënien e një imazhi të fortë, por edhe “normal” të Presidentit sirian, duke i përcjellë popullatës dhe ushtarëve idenë për të luftuar jo për njeriun në komandë, por për mbrojtjen e kombit.


Në vend të propagandës klasike, mediat pranë z. Asad duket se duan të rinisin idenë e normalitetit, me fjalë të tjera atë që popullata siriane ka kërkuar që nga viti 2011.


Ndoshta kjo është arsyeja e fitores që po lejon z. Asad, dhe shtetin e konceptuar nga babai i tij, për të qëndruar gjallë, me mbështetjen e fortë popullore.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page