KUSH ËSHTË DEMO BERISHA?; ANTI-SHQIPTARI I PROPOZUAR PËR POSTIN E MINISTRIT PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE TË PAKICAVE NË QEVERINË E SERBISË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 14
- 2 min read

Beograd, Serbi | Shqiptari Demo Berisha është propozuar për postin e Ministrit për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Qeverinë e Serbisë.
Ai është i njohur si shqiptari që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe është deklaruar botërisht se atdheu i tij është Serbia.
Kush është z. Demo Berisha?
Ai deklaron se ka lindur në Pejë dhe jeton në Novi Sad.
“Unë kam lindur në Kosovë. Në Kosovë e kam përfunduar shkollën fillore. Pastaj kam përfunduar shkollën suhtarake në Sarajevë dhe kam vazhduar shkollimin në Novi Sad.
Përndryshe kam qenë pjesëtarë i ushtrisë së Jugosllavisë. Pastaj, kam përfunduar karrierën në Ushtrinë e Serbisë. Kam punuar shumë vite në policinë ushtarake në Novi Sad. Jam i martuar dhe kam dy fëmijë”, ka thënë ai, në një intervistë për televizionin e Vojvodinës (RTV Panonia dhe kanal 9).
Për z. Berisha, atdheu i tij është Serbia dhe në të është e përfshirë edhe Kosova.
“Shoqata funksionon në tërë territorin e Serbisë, Unë nuk e ndaj Serbinë. Kur flas për territorin e Serbisë, nuk e e ndaj Serbinë si të brendshme dhe Kosovën. Unë besoj në Kushtetutë dhe them se Serbia është e pandashme”, tha ai.
Ai madje vazhdon ta quajë Kosovën si “Kosova e Metohi”.
Ai mendon se nuk është shqiptari i vetëm që mendon kështu, prandaj, edhe ka themeluar në vitin 2014 (në Serbi), organizatën joqeveritare “Ama e Shqiptarëve të Serbisë” (Matica Albanaca Srbije - MAS), e cila, sipas tij, ka 4600 anëtarë në territorin e Vojvodinës nga 6000 shqiptarë që sipas tij ka në Vojvodinë, ndërsa në tërë territorin e Serbisë ai thotë se ka mbi 180000 shqiptarë.
Deklaron se shoqata merret me marrëdhëniet shqiptaro-serbe, dhe me avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments