KUSH ËSHTË EL ÇAPO (CHAPO), TRAFIKANTI I DROGËS QË PUSHTOI MEKSIKËN?
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 18, 2023
- 5 min read

Nga z. Mauro Indelikato (Indelicato).
Meksikë | Protagonist i dy arratisjeve, shpesh në qendër të tensioneve mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara, “El Çapo (Chapo)” Guzman është një nga ata kriminelët e trafikut të drogës, i aftë për të imponuar emrin e tij jo vetëm në lajme, por edhe në politikë.
Ai filloi ngjitjen e tij në kartelet e drogës që në moshë të re, dhe menjëherë tregoi atë ambicie kriminale të afta për ta bërë atë të pamëshirshëm, në arritjen e qëllimeve të tij.
Sot ai ndodhet në SHBA pas ekstradimit të tij në 2017, dhe po vuan dënimin e përjetshëm.
Anëtarët e familjes dhe besnikët zunë vendin e tij në kartelin Sinaloa, të cilin, ai e komandonte për disa vite.
Edhe ata kundër rivalëve dhe qytetarëve po aplikojnë metoda të pamëshirshme, për të vendosur kontrollin mbi territorin.
FËMIJËRIA DHE HYRJA NË TRAFIKUN E DROGËS.
Emri i vërtetë i “El Çapos (Chapo)”, e thënë në shqip e “Shkurtabiqit”, është Joaquín Archivaldo Guzmán Loera.
I lindur në La Tuna, në shtetin e Sinaloa-s, më 4 prill 1957, pseudonimi iu dha që në rininë e tij për shkak të karakteristikave të tij fizike.
Babai i tij është zyrtarisht një blegtor, por, në realitet ai rrit marijuanën në tokën e tij, e cila më pas u rishitet grupeve të reja kriminale të drogës.
Prandaj, ishte në familja që El Çapoua (Chapo) ra në kontakt me botën e trafikut të drogës.
Gjithashtu sepse ai vetë e la shkollën për të ndihmuar të atin, së bashku me vëllezërit e tij, në kultivimin e substancave të paligjshme, duke përfshirë edhe lulëkuqin e opiumit.
Megjithatë, marrëdhënia me prindin e tij është e tmerrshme: i varur nga alkooli, babai i rrehte shpesh djemtë e tij, përfshirë të riun El Çapo (Chapo).
Dhe kështu ai vendos të braktisë vendlindjen e tij dhe vendoset te xhaxhai i tij, i quajtur Pedro Perez.
Ai është një nga të parët në Meksikë që ka kuptuar potencialin e një tregu të sapolindur drejt Shteteve të Bashkuara, atë të kokainës.
Kështu filloi ngjitja e tij kriminale. Xhaxhai i tij e futi me krimin e organizuar, dhe ai nuk humb kohë, duke u bërë i njohur në këtë mjedis.
Ai bëhet strateg i kalimit të drogës në SHBA, por, mbi të gjitha, tregon një karakter ambicioz, dhe të vendosur: edhe si hakmarrje për një fëmijëri të vështirë, synimi i tij, është të bëjë rrugën në botën që sapo ka njohur, të përparojë si një nga referencat kryesore të krimit, në zonën e tij.
Ai u prezantua në fund të viteve 1980 me z. Feliks Galardo (Felix Gallardo), një nga bosët kryesorë të Meksikës.
Fillimisht është shoferi i tij, por pas pak vitesh bëhet krahu kryesor i djathtë i tij. Kur Feliksi (Felix) u arrestua në vitin 1989, El Çapoua (Chapo) e zuri vendin e tij.
KARTELI SINALOA.
Në Shtetet e Bashkuara, droga rrjedh lirshëm në shumë qytete.
Kokaina është shumë e pranishme në Jorkun e Ri, si dhe në Los Anxhelos, në Çikago, e në Shën Françesk (San Francisko).
Përdoret në festa, dhe blihet nga gjithnjë e më shumë njerëz të tërhequr nga një ves që është bërë më i zakonshëm.
Mallrat prodhohen kryesisht në Kolumbi, por, korridoret kryesore për në Amerikën e Veriut, dhe Kontinentin e Vjetër, gjenden tani në Meksikë.
Për bosët si El Çapo (Chapo) tregu sjell miliarda.
Si pasardhës i Feliksit, trafikanti i drogës në zhvillim detyron një riorganizim të karteleve të drogës.
Së bashku me besnikët e tij ai themeloi kartelin Sinaloa, i cili, ishte menjëherë në konflikt me kartelin e Tijuana-s, për kontrollin e trafikut drejt SHBA.
Mijëra njerëz humbën jetën në luftën mes dy grupeve. Ekzekutimet, torturat, rrahjet, asnjëra nga palët e përfshira nuk përjashtohet nga aktet brutale për të mbizotëruar.
Në këtë kontekst, El Çapo (Chapo) shfaqet i pamëshirshëm: eliminohen mizorisht tradhtarët, armiqtë, por edhe qytetarët e thjeshtë që pengojnë ngritjen e tij.
Karteli i tij gjithashtu arrin t'i shpëtojë kontrolleve të autoriteteve meksikane dhe amerikane: në kufirin mes dy vendeve, karteli i El Çapos (Chapo) ndërton tunele të gjata, në të cilat, mund të derdhet droga.
Pika e kthesës erdhi në vitin 1993: në Guadalajara, Kryepeshkopi Okampo (Ocampo), i cili, kishte qenë gjithmonë kundër karteleve të trafikut të drogës, u vra në aeroport.
Ky episod përcakton operacionet e para reale antikriminale në Meksikë dhe El Çapo (Chapo) detyrohet të fshihet.
Me të dashurën e tij María del Rocío del Villar Becerra, ai përpiqet të arratiset në Guatemalë, por, arrestohet nga ushtria lokale, më 9 qershor 1993. ARRATISJET NGA BURGU DHE KAPJA E FUNDIT E VITIT 2016.
E para nga tre kapjet e tij, nuk i bën dëm komandimit dhe fuqisë së tij.
El Çapo (Chapo) tani është një nga njerëzit më të pasur në Meksikë, dhe arrin t’i korruptojë të gjithë: nga rojet e burgut, deri te autoritetet gjyqësore.
Burgu Almoloya de Juárez, ku ai është dërguar, bëhet selia e tij.
Këtu ai pret besimtarët e tij, organizon festa, dhe përjeton një mënyrë jetese të përcaktuar si të pasur vite më vonë nga raportet e autoriteteve meksikane.
Pikërisht kur ndodhet në burg, El Çapo (Chapo) vendos të drejtojë interesat e tij drejt një substance tjetër që konsumohet gjithnjë e më shumë në SHBA, ndaj metamfetaminës.
Karteli i tij e importon atë nga Azia Juglindore, dhe më pas e shet përtej kufirit.
Megjithatë, një kërkesë ekstradimi nga Shtetet e Bashkuara i qëndron mbi kokë.
El Çapo (Chapo) nuk ndihet më i sigurt në burg, ai ka frikë se do të gjykohet në SHBA.
Dhe kështu më 19 qershor të vitit 2001 ai u ndihmua të arratisej.
Që atëherë ai ishte një fantazmë: zyrtarisht një i arratisur, në realitet bosi endej nëpër territoret që ai kontrollonte së bashku me familjen dhe miqtë e tij, pa ndonjë problem të veçantë.
Në të vërtetë, ai gjithashtu arrin të pasurojë asetet e tij: për tre vjet radhazi, midis 2009 dhe 2011, revista Forbes e vendos atë në top 60 burrat më të fuqishëm në botë.
Megjithatë, SHBA po i bëjnë presion Meksikës për kapjen e tij.
Dhe kështu më 23 shkurt 2014 erdhi arrestimi i tij i dytë, pas një sulmi nga marina meksikane.
Duket se është fundi për El Çapon (Chapon), dhe fillimi i zbutjes së tensioneve mes Mexico City dhe Uashingtonit, të cilat, tashmë ishin shumë të larta, për shkak të çështjes së migracionit.
Nuk është kështu: autoritetet meksikane kundërshtojnë ekstradimin e menjëhershëm, dhe El Çapo (Chapo) arratiset sërish nga burgu, këtë herë episodi kthehet në një rast të vërtetë diplomatik.
Megjithatë, i arratisuri i ri nuk është si ai i mëparshmi: i gjuajtur nga ushtria, i vendosur për të kompensuar disfatën e pësuar nga arratisja e fundit, bosi u arrestua më 8 janar 2016.
Qeveria meksikane e ekstradoi atë në SHBA vitin e ardhshëm.
Këtu ai vuan një dënim të përjetshëm, dhe dhjetë 30 vjet burg.
Megjithatë, shenja e tij nuk është zhdukur. Grupi pasardhës i tij është i përfshirë në një luftë kundër trafikantëve të rinj.
Një konflikt që në qershor të vitit 2021 tregoi mizorinë e tij me zbulimin e trupave të torturuar, dhe varur nga trashëgimtarët e El Çapos (Chapo).
Megjithatë, diçka në perandorinë e El Çapo (Chapo) ka filluar të kërcasë: gruaja e tij e dytë, Emma Koronel (Coronel) Aispuro, pasi u arrestua më 21 shkurt 2021, është sot një nga bashkëpunëtoret kryesore të drejtësisë amerikane.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント