KUSH ËSHTË LORA LUMËR (LAURA LOOMER) QË NDIKOI NË SHKARKIMIN E 6 SUBJEKTEVE NGA KËSHILLI I SIGURISË KOMBËTARE (NSA)? | ASKUSH NUK E KUPTON SE SI ARRITI AJO TË BËHEJ SUPER E BESUAR E PRESIDENTIT TRAMP.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 4
- 3 min read

Uashington, Amerikë | Konspiraciste, anti-migrante, ndikuese me 1.7 milionë ndjekës në rrjetin social virtual Iks (X), por mbi të gjitha këshilltare super e besuar e presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump), pavarësisht se nuk ka asnjë rol zyrtar në administratë.
31-vjeçarja Lora Lumër (Laura Loomer), një trampiane e hekurt dhe ish-kandidate për Kongresin Amerikan në vitet 2020 dhe 2022, fitoi besimin e presidentit amerikan gjatë fushatës së fundit zgjedhore (elektorale) duke sulmuar kundërshtarët e tij - nga Ron DeSantis dhe te Kamala Harris - dhe duke e shoqëruar atë në ngjarje të ndryshme, aq sa të zgjonte zhelozinë e disa anëtarëve të besuar të partisë, duke përfshirë edhe anëtarët e partisë së republikane Teillër Grin (Taylor-Greene) dhe senatorit Lindsei Grehëm (Lindsey Graham).
Një marrëdhënie kaq e ngushtë me The Donald, saqë i lejon asaj të hyjë e të dalë nga Zyra Ovale dhe madje t'i sugjerojë manjatit se kë të nxjerrë nga administrate.
Ashtu siç duket se ka ndodhur në rastin e fundit, me gjashtë të shkarkuarit nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
Dhe siç ndodhi disa muaj më parë kur komandanti i përgjithshëm vendosi të hiqte eskortën e z. Hantër (Hunter) dhe znj. Eshli Baidn (Ashley Biden) pasi influencuesja kishte postuar foto të djalit të ish-presidentit demokrat me pushime në Afrikën e Jugut me truprojat e tij.
Me origjinë nga Arizona, znjsh. Lumër (Loomer) e përkufizon veten si një gazetare investigative dhe ka bërë bujë në vitet e fundit për pozicionet e saj të diskutueshme dhe deklaratat e rrezikshme.
Për shembull, ai e quajti Islamin një kancer, akuzoi gruan e z. De Santis se kishte ekzagjeruar kancerin e saj të gjirit, nënkuptoi se ish-presidenti Xhëu Baidn (Joe Biden) qëndronte pas tentativës për vrasjen e z. Tramp (Trump) dhe, më e famshmja nga shpërthimet e saj, se sulmet e 11 shtatorit nuk ishin asgjë më shumë se një makinacion i brendshëm.
Përveç fyerjes së znj. Heris (Harris) duke pretenduar se nëse ajo do të kishte fituar zgjedhjet e fundit, Shtëpia e Bardhë do të kishte marrë erë keri dhe do të dukej si një qendër telefonike.
Një fyerje raciste dhe stereotipe e zymtë kundër rrënjëve indiane të ish-zëvendëspresidentes demokrate.
Për këtë dhe më shumë, ajo u ndalua nga Facebook dhe në Instagram ku ajo ka vetëm 4000 ndjekës dhe dy postime aktive, por ajo është shumë e popullarizuar në rrjetet social Iks (X) dhe Rambll (Rumble), një platformë e njohur për dhënien e hapësirës figurave të ekstremit të djathtë, me podkastin e saj “Loomer unleashed”, fjalë për fjalë “Pa zinxhirë”, ose “Pa frena”.
Përveç daljeve të saj publike, znjsh. Lumër (Loomer) mbetet një mister, në kuptimin që askush, qoftë në rrethin e ngushtë të presidentit Tramp (Trump) apo në parti, nuk mund të shpjegojë se si ajo është bërë një prani gjithnjë e më konstante përkrah presidentit, në Mar-ala-Lago dhe në Uashington.
“Ishte një nder të takoj presidentin dhe t'i prezantoj gjetjet e mia, do të vazhdoj të punoj shumë për të mbështetur programin e tij dhe do të vazhdoj të ritheksoj rëndësinë e kontrollit rigoroz, për ta mbrojtur atë dhe sigurinë tonë kombëtare”, tha ajo të enjten pas bisedës së saj private me presidentin, duke pretenduar më vonë se njerëzit e dëbuar nga administrate ishin të pabesë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments