
Romë, Itali | Kushtet klinike të Atit të Shenjtë, në kritikën e tyre, tregojnë një përmirësim të lehtë.
Kështu thuhet në Buletinin Mjekësor të publikuar sot në mbrëmje.
Edhe sot nuk ka pasur episode të krizave respiratore astmatike, disa analiza laboratorike janë përmirësuar.
Monitorimi i insuficiencës së lehtë renale nuk shkakton shqetësim.
Oksigjenoterapia vazhdon, edhe pse me prurje pak të reduktuara dhe përqindje oksigjeni.
Mjekët, duke marrë parasysh kompleksitetin e pamjes klinike, me maturi nuk po japin ende prognozën.
Kështu thuhet në buletinin e botuar mbrëmjen e sotme nga zyra e shtypit e Vatikanit për kushtet e Papa Françeskut në Poliklinikën Xhemeli (Gemelli).
“Në mëngjes ai mori Eukaristinë, ndërsa pasdite rifilloi aktivitetet e tij të punës”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments