top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË IU DREJTUA ME NJË SHKRESË KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE: E NJOFTON PËR VAKANCËN E KRIJUAR PAS NDËRPRERJES SË MANDATIT TË DEPUTETIT ERVIN SALIANJI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 2, 2024
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Kuvendi i Republikës së Shqipërisë iu drejtua me një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me anë të së cilës, e njofton për vakancën e krijuar pas ndërprerjes së mandatit të deputetit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Ervin Salianji.

 

Ish-deputetit të PD-së Salianji iu ndërpre mandati pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që e dënoi me 1 vit heqje lirie.

 

Deputeti Salianji mori mandatin e deputetit në zgjedhjet e vitit 2021 në qarkun e Korçës.

 

Pas ndërprerjes së mandatit të deputetit, vendin e deputetit Salianji do ta zeri një prej emrave të listës shumëemërore të subjektit politik pushtetkërkues Partia Demokratike e Shqipërisë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page