top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË MIRATOI ME 108 VOTA PRO DHE 0 KUNDËR NDRYSHIME NË KODIN ZGJEDHOR | RAMA DHE BERISHA BASHKË; SI GJITHMONË SHOKË TË NGUSHTË PËR TË MOS LEJUAR ASKËND T'U MARRI PUSHTET.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 17
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Kuvendi i Republikës së shqipërisë miratoi me 108 vota pro dhe asnjë kundër ndryshime në Kodin Zgjedhor.

 

107 vota pro elektronike, 1 votë pro me karton. 108 vota pro, 0 abstenim dhe 0 vota kundër. Hyn në fuqi ligji pas miratimit në Kuvend”, tha kryetarja Elisa Spiropali.

 

Në këto ndryshime përfshihet mbulimi i plotë i shpenzimeve postare për votën e diasporës, duke garantuar që emigrantët të mos paguajnë për kthimin e fletëve të votimit në Shqipëri.

 

Gjithashtu në ndryshime përfshihet edhe afrimi i afateve për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, në mënyrë që fleta e votimit të prodhohet më shpejt dhe të dërgohet në kohë jashtë vendit.

 

Një tjetër ndryshim është që numërimi i votave të diasporës të bëhet nga KQZ me përfshirjen e komisionerëve politikë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page