top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NJOFTOI ANULLIMIN E SEANCËS PARLAMENTARE TË PARASHIKUAR PËR TË ENJTEN NË ORËN 10:00 | SHKAK ËSHTË VIZITA E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË TURQISË REXHEP TAIP ERDOGAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 9, 2024
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Kuvendi i Republikës së Shqipërisë njoftoi anullimin e seancës parlamentare të parashikuar për të enjten në orën 10:00.

 

Shkak për këtë vendim është vizita në Republikën e Shqipërisë e presidentit të Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdogan).

 

Presidenti Erdogan do të zhvillojë nesër një vizitë në Tiranë, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të vendit, si dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të Xhamisë së Madhe të Tiranës ose siç njihet ndryshe nga shoqëria edhe si “Xhamia e Namazgjasë”.

 

Seanca plenare e parashikuar për datën 10 tetor 2024, do të zhvillohet në datën 17 tetor 2024, me rend dite të përbashkët, sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit të RSh-së.

 

Për zbatimin e vendimit të firmosur nga Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ngarkohen shërbimet e Kuvendit për njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page