
Tiranë, Shqipëri | Kuvendi i Republikës së Shqipërisë zgjodhi sot kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së.
Pas votimit nga ligjvënësit, z. Fatjon Hoxhalli u zgjodh kryetar me 74 vota pro, 7 kundër dhe 6 abstenim.
Ndërsa kandidati për kryetar i Këshillit Drejtues, Helidon Haliti mori 10 vota pro, 57 kundër dhe 16 abstenim.
Po kështu u miratuan të 10 kandidaturat e tjera për anëtarë të Këshillit Drejtues, ku z. Osman Mula mori 84 vota pro dhe vetëm 3 kundër e një abstenim.
1- Znj. Zamira Kita 77 vota pro, 8 abstenim, 1 kundër.
2- Z. Lorenc Vangjeli 72 vota pro 6 abstenim, 5 kundër.
3- Z. Bujar Kapexhiu 75 pro, 4 abstenim, 5 kundër.
4- Z. Osman Mula 84 vota pro, 1 abstenim, 3 kundër.
5- Z. Petrit Beci 76 vota pro, 5 abstenim, 3 kundër.
6- Znj. Rajmonda Bulku 78 vota pro, 3 abstenim, 7 kundër.
7- Z. Robert Budina 66 vota pro, 9 abstenim, 11 kundër.
8- Z. Alket Braho, 55 pro, 26 abstenime dhe 6 vota kundër.
9- Z. Enio Civici 77 vota pro, 7 abstenim, 2 kundër.
10- Z. Pano Xhixho 82 vota pro, 5 abstenim, 0 kundër.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments