KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË LIROI NGA DETYRA PREFEKTIN E ELBASANIT ALI MYSLIU | PREFEKT I RI U EMËRUA ILIR BEJTJA I INTERVISTUAR DISA HERË NGA PROKURORIA E POSAÇME.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 19
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë liroi nga detyra prefektin e Elbasanit Ali Mysliu.
Në funksionin e tij u emërua ish-zv.ministri i Energjisë Ilir Bejtja.
Z. Bejtja, së fundmi është paraqitur dy ditë radhazi në SPAK (10 dhe 11 shkurt 2025).
Ai është intervistuar por ende nuk dihet se për çfarë.
Ai u shkarkua nga detyra e zv.ministrit të Energjisë më 28 shtator të vitit 2023.
Vendimi:
Vendimi për
Lirimin dhe emërimin në dteyrë të prefektit të qarkut të Elbasanit
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Ali Mysliu, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Ilir Bejtja emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Kommentare