KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI HAPJEN E MISIONIT TË PËRHERSHËM TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PRANË BASHKIMIT EVROPIAN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 19
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë vendosi hapjen e Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian.
Në vendimin e qeverisë shqiptare thuhet se shpenzimet për hapjen e këtij misioni përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për vitin 2025.
Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments