KËSHILLI I MINISTRAVE VENDOSI HAPJEN E AMBASADËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MBRETËRINË E BELGJIKËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 19
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Këshilli i Ministrave vendosi hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, shpenzimet për hapjen e kësaj ambasade përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për vitin 2025.
Gjithashtu shfuqizohet vendimi i Këshillit të Ministrave, “Për riorganizimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës dhe të Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian”.
Për zbatimin e këtij vendimit ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments