KËSHILLI ZGJEDHOR I EKUADORIT: KANDIDATI I DJATHTË DANIEL NOBOA FITOI 55.62% TË VOTAVE DHE ZGJIDHET PRESIDENT | KANDIDATJA RIVALE E MAJTË LUISA GONZALES NUK E NJEH REZULTATIN ZGJEDHOR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 1 min read

Kuito, Ekuador | Presidenti ekuadorian Daniel Noboa është rizgjedhur me 55.62% të votave, sipas rezultateve të shpallura nga Këshilli Zgjedhor i vendit të Amerikës së Jugut, CNE, i cili, shpalli të përfunduar procesin e numërimit.
Njoftimi, i raportuar nga mediat kryesore të Ekuadorit, vërteton se z. Noboa nga e djathta fitoi zgjedhjet e 13 prillit me 11.24 pikë avantazh ndaj kandidates Luisa González nga e majta, e cila, mori 44.38% të votave.
“Flotat e 24 provincave janë numëruar 100%”, siguroi “Cne” në llogarinë e saj zyrtare në rrjetin social virtual Iks (X), me një diferencë prej gati 1.2 milionë votash.
Znj. González nuk e ka njohur fitoren e z. Noboa duke bërë thirrje për një rinumërim të votave, dhe megjithëse misionet e vëzhgimit të zgjedhjeve të Bashkimit Evropian dhe Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS) si dhe CNE e Ekuadorit kanë hedhur poshtë akuzat e saj për mashtrim.
Ppresidentët e Venezuelës, Meksikës, Kolumbisë nuk kanë pranuar megjithatë të njohin fitoren e z. Noboa.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Комментарии