
Uashington, Amerikë | Shtetet e Bashkuara duhet të anulojnë kontratat e qeverisë me tre agjencitë kryesore të lajmeve, Agence France-Presse, Reuters dhe Associated Press.
Kështu tha znj. Keri Leik (Kari Lake), ish-gazetarja e kthyer në aleate të presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), e cila, njoftoi se ka nisur të ecë në këtë drejtim si këshilltare speciale e Agjencisë Amerikane për Media Globale.
“Shtetet e Bashkuara nuk duhet të paguajnë më kompanitë e jashtme mediatike për të na treguar se çfarë është lajmi, ne duhet ta prodhojmë vetë lajmin. Dhe nëse kjo nuk është e mundur, taksapaguesit amerikanë duhet të kërkojnë të dinë pse”, tha ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments