top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “ALI DEMI”; TIRANË | U SHPALL NË KËRKIM POLICOR ARJAN TELHALLARI DHE LORENCO TELHALLARI (AT E BIR): AKUZOHEN SE U PËRFSHINË NË KONFLIKT TE ZYRAT E PARTISË SOCIAL DEMOKRATE TË TOM DOSHIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 2 min read
Z. Arjan Telhallari dhe z. Lorenco Telhallari (at e bir).
Z. Arjan Telhallari dhe z. Lorenco Telhallari (at e bir).

Lagjja “Ali Demi”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:

1- Z. Arjan Telhallari.

2- Z. Lorenco Telhallari (at e bir).

 

Shpallja e tyre në kërkim policor u krye sepse:

1- Tek zyrat e subjektit politik Partia Social Demokrate (e z. Tom Doshi) ndodhi një konflikt por edhe sepse Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 plumba.

 

Akti kriminal ngjau rreth orës 14:00.


Dyshohet se u sulmua fizikisht z. Lendi Palaj.

Z. Arjan Telhallari me armë zjarri automatike në dorë tek zyrat  Partisë Social Demokrate.
Z. Arjan Telhallari me armë zjarri automatike në dorë tek zyrat  Partisë Social Demokrate.

Njoftim | Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale.

 

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.

 

Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak.

 

Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.

 

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e motivit të konfliktit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Vendi i ngjarjes kriminale.
Vendi i ngjarjes kriminale.
Vendi i ngjarjes kriminale.
Vendi i ngjarjes kriminale.
Vendi i ngjarjes kriminale.
Vendi i ngjarjes kriminale.
Vendi i ngjarjes kriminale.
Vendi i ngjarjes kriminale.
Vendi ku gjet një provë materiale në funksion të hetimit penal paraprak.
Vendi ku gjet një provë materiale në funksion të hetimit penal paraprak.
Vendi i ngjarjes kriminale.
Vendi i ngjarjes kriminale.
Z. Lendi Palaj.
Z. Lendi Palaj.

Në lidhje me ngjarjen kriminale reagoi edhe subjekti politik Partia Social Demokrate.

 

Njoftim | Partia Socialdemokrate sqaron opinionin publik se ngjarja e ndodhur këtë mesditë në rrugën “Ali Demi”, nuk ka asnjë lidhje me zyrën tonë elektorale apo me aktivitetin e Partisë Socialdemokrate.

 

Vendi ku ka ndodhur incidenti ndodhet pranë ambjenteve tona, por asnjë nga anëtarët apo simpatizantët tanë nuk ka qenë i përfshirë në konfliktin në fjalë.

 

Dënojmë çdo akt dhune dhe presim që organet kompetente të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes, thuhet në reagimin e subjektit politik të drejtuar nga z. Tom Doshi.

Z. Tom Doshi.
Z. Tom Doshi.



Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page