LAGJJA “HAXHIAS” NË ELBASAN: U ARRESTUA ILIR DEDJA | SHTIU ME ARMË GJAHU NDAJ NJË QYTETARI + ARMË AUTOMATIKE + ZHURMËMBYTËS NË BANESË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 15
- 2 min read

Elbasan, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan;
1- Z. Ilir Dedja, me moshë 32 vjeç.
Ai akuzohet se shtiu me armë gjahu ndaj një qytetari për motive të dobëta në lagjen “Haxhias” të Elbasanit.
Njoftim | Gjatë operacionit policor të koduar “Reagimi”, Policia i gjeti në banesë autorit të dyshuar një armë zjarri automatike me silenciatorë, armën e gjahut me të cilën dyshohet se plagosi 53-vjeçarin dhe municion luftarak.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte shkuar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, i dëmtuar në këmbë, dyshuar me armë gjahu, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Reagimi”.
Si rezultat i operacionit, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit 32 vjeç, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 32-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë gjahu shtetasin 53 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Më tej, në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin 35 vjeç, pasi dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk ka kallëzuar, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios