top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “KALABRIA”, PRISHTINË | U ARRESTUAN ARDIT KELMENDI DHE LORAND MURSELI: ARMË ZJARRI + MUNICION LUTARAK + PËRPLASJE E AUTOMJETIT TË POLICISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Lagjja “Kalabria”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Ardit Kelmendi.

2- Z. Lorand Murseli.

 

Ata qarkullonin me një automjet Audi “A8”, kur, rreth orës 15:00 në lagjen “Kalabria”, drejtuesi i saj Murseli përplasi një automjet policor në përpjekje për të shpëtuar nga ndjekja policore.

 

Gjatë kontrollit fizik z. Kelmendit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal një armë zjarri e shkurtër - brezi - (pistoletë) + municion luftarak (27 fishekë në dy karikatorë).

 

Ata janë nën hetim penal paraprak për disa vepra penale.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page