LAGJJA “LAKRISHTË; PRISHTINË | U ARRESTUA VALMIR SHEQIRI | AKUZOHET SE KA GISHT NË VDEKJEN E XHENETA EJUPIT E CILA U GJET E VDEKUR POSHTË NJË PALLATI; ME TË NDJERËN KISHTE LIDHJE SENTIMENTALE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 12
- 1 min read

Lagjja “Lakrishtë”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Valmir Sheqiri.
Ai akuzohet se ka gisht në vdekjen e znjsh. Xheneta Ejupi, e cila, u gjet dje e vdekur poshtë një pallati.
I arrestuari kishte lidhje sentimentale me të ndjerën dhe ka indicie se me ligjërimet dhe me veprimet e tij ndikoi në vdekjen e saj.
Zyrtarisht z. Sheqiri akuzohet për veprën penale të parashikuar si: “Shtytje në vetëvrasje”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments