LAGJJA NR. 4; KORÇË | U ARRESTUA DENIS LIKA: TREGTAR DROGE ME PAKICË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 13
- 2 min read

Lagjja nr. 4, Korçë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Denis Lika, me moshë 35 vjeç.
Ai akuzohet zyrtarisht për veprën penale të parashikuar si:
1- “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftim | Korçë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit.
Siguronte droga të forta dhe më pas i shpërndante në doza në lagje dhe ambiente lokalesh në qytetin e Korçës, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një 35-vjeçar.
Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë e ndarë në doza, gati për shitje.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive, goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale të shpërndarjes së drogave të forta.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe më pas kanë bërë bllokimin e rrugës duke ndaluar për kontroll në lagjen nr. 4 Korçë, automjetin që lëvizte shtetasi i dyshuar që ushtronte këtë veprimtari kriminale.
Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit D. L., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza, gati për shitje.
Lënda narkotike, tre aparatet celular dhe automjeti që ky shtetas përdorte për të shpërndarë lëndën narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. L., 35 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Opmerkingen