top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LEHTËSOHET LËVIZJA DREJT MALIT TË ZI ME SIGURIMIN “KARTON JESHIL” ME AFAT KOHOR 1-VJEÇAR ME ÇMIM 50 €.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 29
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Duke filluar nga data 1 shkurt 2025, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të lëvizin drejt Malit të Zi me policën e sigurimit “kartoni jeshil” për autoveturat me prim të reduktuar 50 euro, me afat 1-vjeçar.

 

Në përputhje me rekomandimet e Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), për marrjen e masave të ndërmjetme me qëllim lehtësimin e lëvizjes së lirë të mjeteve, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ndërmori një proces konsultimi dhe koordinimi me Byronë Shqiptare të Sigurimit (BSHS) për marrjen e këtij vendimi.

 

Bazuar në vendimin e BSHS, qytetarët shqiptarë mund të pajisen me policën e sigurimit “karton jeshil” me vlefshmëri 12-mujore nga data e lëshimit, e cila mbulon ekskluzivisht territorin e Malit të Zi.

 

Polica e sigurimit mund të blihet në pikat e kalimit kufitar të Muriqanit, Hanit të Hotit, Grabomit dhe Vermosh.

 

Kartoni Jeshil është një dokument sigurimi ndërkombëtar, që mbulon përgjegjësitë e drejtuesve të mjeteve me targa shqiptare në rast aksidenti gjatë qarkullimit jashtë territorit të vendit.

 

Kjo masë lehtësuese pritet të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në intensifikimin e shkëmbimeve ekonomike ndërkufitare me Malin të Zi.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page