top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LEZHË: LOKALI “AMIGO” I GJENDUR NË LAGJEN “BESËLIDHJA” NË ZOTËRIMIN E ILIR MARKVUKAJT U HODH NË ERË ME LËNDË PLASËSE.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Lezhë, Shqipëri | Një njësi shërbimi e emërtuar “Amigo”, e gjendur në lagjen “Besëlidhja”, në bllokun e banimit pranë lumit Drin, në zotërimin e z. Ilir Markvukaj, me moshë 47 vjeç, u hodh në erë me lëndë plasëse.

 

Nga shpërthimi nuk pati të lënduar.

Pati vetëm dëme materiale.

 

Z. Markvukaj rezulton i arrestuar në vitin 2017 për shkelje penale që lidhen me drogërat (për organizimin e trafikimit të 25 kilogramëve hashash drejt territorit të Republikës së Kosovës).

 

Ai ka qenë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit.

 

Njoftim | Rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Lezhës, para derës së lokalit të mbyllur, të shtetasit I. M., 47 vjeç, është hedhur lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page