LEZHË: U ARRESTUA DAVID NDOJ | U KAP ME 34 KILOGRAM HASHASH.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 days ago
- 2 min read

Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. David Ndoj.
Gjatë operacionit policor iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal rreth 34 kilogramë hashash (cannabis sativa).
Njoftim | Lezhë/Finalizohet pas disa javësh hetime, operacioni policor i koduar “Vakumi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Sekuestrohen rreth 34 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e paketuar për shitje në sasi dhe e grirë, e gatshme për shitje në doza, 1 pajisje që përdorej për paketimin e lëndës narkotike dhe 2 automjete.
Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij dhe procedohet penalisht 1 shtetas tjetër, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas disa javësh hetime, bazuar në informacione policore të administruara, në bashkëpunim me Sektorin Operacional, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vakumi”.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi D. N., 21 vjeç, banues në Lezhë, u shpall në kërkim shtetasi M. N., 36 vjeç, banues në Lezhë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. B., banues në Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë operacionit, në rrugën e fshatit Balldre, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 2 automjete me të cilat qarkullonin shtetasit D. N. dhe M. N. Nga ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë është bërë i mundur ndalimi i shtetasit D. N., i cili ka tentuar ta fshehë lëndën narkotike në banesën e shtetasit N. B., pasi ka futur automjetin në oborrin e banesës së këtij shtetasi.
Shtetasi M. N. (dhëndri i shtetasit N. B.) duke përfituar nga errësira dhe nga njohja e terrenit, ka mundur të largohet. Vijojnë kontrollet për kapjen e tij.
Policia ka sekuestruar rreth 34 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një pjesë e presuar në qese vakumi gati për shitje, ndërsa pjesa tjetër do të përpunohej për ta shitur në doza.
Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit N. B. (vjehrri i shtetasit të shpallur në kërkim), u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 pajisje që përdorej për paketimin e lëndës narkotike.
Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike, e ndanin dhe e shisnin në sasi, si dhe në doza, në qytet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments