LEZHË: U ARRESTUA MIR NDOJ | PJESË E GRUPIT KRIMINAL QË PARA DISA DITËSH IU KAPËN NGA POLICIA E SHTETIT 34 KG HASHASH.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 hours ago
- 2 min read

Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Mir Ndoj, me moshë 36 vjeç.
Ai ishte i shpallur në kërkim policor për përfshirje në trafik droge (rreth 34 kg hashash u kap nga Policia e Shtetit në zonën e fshatit Balldre, pesë ditë më parë).
Gjatë operacionit policor ai u arratis duke përfituar nga errësira dhe njohja e terrenit.
Njoftim | Lezhë/Vijon operacioni policor i koduar “Vakumi”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
5 ditë më parë, në fshatin Balldre, transportonte rreth 34 kg kanabis, në bashkëpunim me një shtetas tjetër (i arrestuar), kapet në Tiranë dhe vihet në pranga 36-vjeçari.
Këta 2 shtetas, pjesëtarë të një grupi kriminal që kultivonte, prodhonte dhe shiste kanabis, në Lezhë.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Vakumi”, kanë bashkëpunuar me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, për lokalizimin dhe kapjen e tij. Si rezultat, u kap në Tiranë ndërkohë që udhëtonte me taksi dhe u vu në pranga shtetasi:
M. N., 36 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se 5 ditë më parë, në rrugën e fshatit Balldre, në bashkëpunim me shtetasin D. N. (i cili u arrestua në flagrancë), po transportonte rreth 34 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, por gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, duke përfituar nga errësira dhe nga njohja e terrenit, ka mundur të largohet.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim në vijim të këtij operacioni.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments