top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LIGJI I INTELIGJENCËS ARTIFICIALE (AI) | ÇFARË THOTË LIGJI I PARË NË BOTË PËR INTELIGJENCËN ARTIFICIALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 7, 2024
  • 2 min read

Bruksel, Belgjikë | Ligji i parë në botë që tenton të rregullojë inteligjencën artificiale, dhe aplikimet e saj, do të jetë europian.

Parlamenti Europian dhe Këshilli i BE-së kanë arritur marrëveshje për përmbajtjen kryesore të tekstit, i cili, tani pret të shohë dritën në formën e tij përfundimtare, përpara se të hidhet në votim.

Nga çfarë përbëhet Akti i Inteligjencës Artifiaciale (AI) i Bashkimit Evropian?

Për ta kuptuar atë, së pari duhet të kemi parasysh gjenezën e tij. Nga njëra anë, një marrëveshje e vështirë politike, e lindur nga hiri i një propozimi të Komisionit, që daton në vitin 2021.

Nga ana tjetër, ka kohë të kërkimit teknologjik dhe inovacionit, tashmë shumë të shpejta, të cilat, i kanë shtyrë negociatat të përditësohen vazhdimisht, dhe të parashikojnë të gjitha sfidat e rastit.

Ligji (Akti) ka objektivin ambicioz për të kuptuar, imagjinuar, dhe rregulluar në mënyrë të arsyeshme, situatat e ndryshme ligjore, që lidhen me aplikimin e sistemeve të inteligjencës artificiale.

Këto përfshijnë njohjen e fytyrës nga organet e zbatimit të ligjit, por, edhe përdorime praktike nga kompanitë private, që nga punësimi, deri te zbatimi i teknologjisë në algoritmin për makinat që vetëdrejtohen.

Ligji prek gjithashtu çështjen kryesore të dezinformimit në internet.

Dallimi i parë i madh i bërë nga ligji i ndan teknologjitë aktuale në sisteme AI me ndikim të lartë, dhe sisteme standarde të AI.

Në rastin e parë (deri më tani vetëm GPT-4 i OpenAI pasqyron parametrat e tij) rregullat për transparencën dhe ndarjen e dokumentacionit teknik janë më të rrepta, dhe zbatohen përpara se të hidhen në treg.

Në raste të tjera ligji ndërhyn vetëm pas përhapjes së produkteve të AI në treg.

Prandaj, hapja ndaj përdorimit të gjerë të AI rëndon në njërën anë të peshores, duke filluar me përdorimin e saj në sigurinë publike. Nga ana tjetër, mbrojtja e të drejtës së privatësisë peshon shumë.

Lidhur me njohjen e fytyrës të aplikuar për shërbimet e mbikëqyrjes në distancë, Ligji i Inteligjencës Artificiale (Akti i AI) e ka ndaluar në thelb atë.

Tre raste janë përjashtim: kërcënimi i qartë i një sulmi terrorist, njohja dhe kërkimi i viktimave, dhe në përgjithësi, hetimet për krime të rënda, si vrasjet, rrëmbimet, dhe dhuna seksuale.

Ligjvënësi në mënyrë eksplicite donte të ndalonte zhvillimin e teknologjive të afta për të manipuluar sjelljen, qoftë edhe të nënkuptueshme, ose për të shkaktuar dëme psikologjike ose fizike.

Për këtë qëllim, ligji ndalon rreptësisht përdorimin e parametrave shoqërorë, nga sjellja, te idetë politike, te feja, dhe orientimi seksual: këto janë të dhëna sensitive që nuk do të jenë të gjurmueshme në sistemet e njohjes së fytyrës.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page