top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LIJA E MAJMUNËVE: DY FËMIJË TË INFEKTUAR NË GJERMANI | NJË SHKOLLË NË NORTH RHINE WESTPHALIA U MBYLL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 16, 2024
  • 1 min read

Berlin, Republika Federale Gjermane | Pasi dy fëmijë u infektuan me virusin Mpox, i njohur gjithashtu si lija e majmunëve, një shkollë në rrethin Rheinisch-Bergisch të Veri-Vestfalisë u mbyll si masë paraprake.

 

Raportohet se virusi u soll nga një burrë që sapo ishte kthyer nga Afrika, i cili, më pas infektoi gruan dhe dy fëmijët e tij.

 

Në konsultim me Institutin Robert Koch, autoriteti shëndetësor i rrethit Rheinisch-Bergisch mori masa shtesë përtej karantinës dhe kontaktoi të gjithë njerëzit me të cilët familja kishte pasur kontakt ditët e fundit.

 

Megjithatë, sipas asaj që është deklaruar nga autoritetet shëndetësore, ka shumë pak gjasa që persona të tjerë të jenë infektuar.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page