LINDJA E NJË NARKOSHTETI BELG NË EUROPË | KRYEQYTETI BOTËROR I KOKAINËS | 2023: 110 TONË KOKAINË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Oct 31, 2023
- 4 min read

Nga z. Emanuel Pietrobon.
Antuerp, Belgjikë | Europa është - pas Amerikës së Veriut - tregu më i madh i drogës në ajër të hapur në botë. Vetëm pazari i madh i kokainës, sipas Europol-it, vlen më shumë se dhjetë miliardë €, dhe përfshin dhjetëra mijëra punëtorë, nga trafikantët e drogës, deri tek drejtuesit e parë, të përfshirë në trafik, shitje dhe pastrim.
Kokaina vlen një e treta e të gjithë narko-tregut të BE-së, por, është arsyeja për pothuajse të gjitha vdekjet, lëndimet dhe dhunën e gangsterëve, të lidhur me drogën që ndodh çdo vit në Evropë.
Evropa, që kur u pushtua nga kokaina, është zhytur në një vorbull të luftërave brutale të drogës në Amerikën Latine.
Kosta del Sol, bregdeti francez, periferitë skandinave, metropolet angleze, qytetet belge, dhe portet holandeze, janë teatrot kryesore të luftërave të kokainës që po pushtojnë rrugët e Evropës, duke lënë të bllokuar narkotë, gazetarë investigativë, policë dhe të pafajshëm.
Malaga, Marseja, Stokholmi, Londra dhe Amsterdami janë kryeqytetet e narkosve evropianë, por, Antuerpi (Antwerp) është kryeqyteti i saj.
Antuerpi (Antwerp), kryeqyteti evropian i kokainës.
Antuerpi, qyteti i bizhuterive, është një përqendrim i rekordeve (negative) kur tema e diskutimit është droga.
Ai është në pozitën e parë në renditjen europiane për konsumin e kokainës - me një mesatare ditore prej 2381 miligramësh për një mijë e 1000 banorë (të dhënat e EMCDDA, 2022) - dhe është porti i preferuar evropian i trafikut ndërkombëtar të drogës, siç tregohet nga njëqind e dhjetë tonë e kokainës së kapur nga policia në vitin 2022.
Numrat e mësipërm janë shprehja në shifra se çfarë është Antuerpi, një qytet që gjeografitë e globalizimit e kanë pozicionuar në qendër të rrugëve që lidhin narko-tregjet e Amerikës së Jugut dhe Evropës.
Kartelet e Amerikës së Jugut i dërgojnë produktet e tyre kujtdo, kudo, për sa kohë që blerësi ka paratë e nevojshme, por nuk e kanë fshehur kurrë se kanë një dobësi për qytetin e sinjorenëve (antuerpianëve vendalinj): autoritete portuale të korruptuara, legjislacion inekzistent antimafia, afërsi me tregun e qendrave kryesore në kontinent.
Organizatat kriminale janë përshtatur me dëshirat e furnitorëve të tyre, duke krijuar qendra operacionale, dhe/ose duke dërguar në portet e preferuara të karteleve të Amerikës së Jugut, veçanërisht në Antuerp dhe Roterdam.
Ky emigracion i gangsterëve nga e gjithë Evropa, duhet të kishte ndodhur në heshtje, sepse, biznesi kërkon qetësi, por, rivalitetet e lashta dhe mungesa e koordinimit, kanë shkaktuar shpërthimin e një lufte të tmerrshme droge.
Të gjithë kundër të gjithëve. Synoni portin e Antuerpit.
ANTUERPI: KRYEQYTETI BOTËROR I KOKAINËS.
Belgjika jashtë kontrollit.
Brukseli, udhëkryqi i mafias europiane.
Pjesa dërrmuese e kokainës që konsumohet çdo ditë në Evropë, nga Suedia në Itali, mban dy etiketa: e prodhuar në Amerikën e Jugut, e ardhur nga Antuerp.
Kjo dëshmohet nga shifrat e luftës së drogës, njëzet e pesë të shtënat, dhe sulmet me eksploziv vetëm në pesë muajt e parë të 2023, dhe rritja (kreshendo) e jashtëzakonshme e konfiskimeve të kokainës në portin e tij:
4.7 tonë në vitin 2013.
8.1 tonë në vitin 2014.
14.4 tonë në vitin 2015.
29.8 tonë në vitin 2016.
41.2 tonë në vitin 2017.
50.1 tonë në vitn 2018,
62.1 tonë në vitin 2019.
65.5 tonë në vitin 2020.
89.5 tonë në vitin 2021.
109.9 tonë në vitin 2021.
Rritja e konfiskimeve të kokainës në portin e Antuerpit, pjesërisht për shkak të hetimit maksimal ndërkombëtar të SkyEcc të vitit 2021, ka përkeqësuar luftën e drogës që ka pllakosur qytetin.
Sepse shkaktoi një gjueti për spiunët, informatorët dhe konkurrentët, të cilët, nuk i kurseu as punëtorët e portit, të cilat gjatë vitit 2022 prodhuan tetëdhjetë e një episode të dhunës gangstere, duke përfshirë të shtënat dhe sulmet me bomba, dhe që në vitin 2023 u shtri edhe tek të afërmit e kriminelëve.
Rezultati: vdekja e një njëmbëdhjetë vjeçareje në fillim të vitit, fajtore si mbesa e Othman El Balloutit, një prej drejtuesve të mafies marokene.
Një luftë botërore mafioze. Kjo është ajo që po ndodh në Antuerp, ku një luftë civile po zhvillohet brenda mafies marokene, e cila, vendos klanet belge kundër atyre holandeze, të cilët, nga ana e tyre, luftojnë kundër shqiptarëve ambiciozë.
Tabloja plotësohet nga hyrja në skenë e narkobanditëve nga Franca, aspiratat e familjeve kriminale çeçene, dhe ndërhyrjet e herëpashershme të gjigantëve ndërkombëtarë të trafikut të drogës, Ndrangetës dhe karteleve të Amerikës Latine, për të mbrojtur interesat e tyre nga udhëtimet, dhe plumbat e kolegëve pa rregulla e hezitime.
LINDJA E NJË NARKOSHTETI?
Antuerpi është qendra e një lufte mafioze globale që prodhon viktima përtej kufirit, nga Anglia në Spanjë, dhe që po ndan opinionin publik, dhe botën politike të Belgjikës.
Arsyet për të folur për një narko-shtet, dhe për të kërkuar një ndërhyrje të ushtrisë në Antuerp, siç kërkohet nga Aleanca e Re Flamane, ekzistojnë, sepse:
1- Një ministër drejtësie jeton nën roje pasi i shpëtoi një tentative rrëmbimi nga një klan maroken.
2- Degëzimet e subjekteve kriminale të luftës për Antuerpin, veçanërisht të ndjera në Holandën fqinje, të cilat, janë djepi i mafies marokene, çuan në rritjen e masave të mbikëqyrjes për kryeministrin hollandez Mark Rutte dhe Princeshën Amalia.
3- Belgjika është vendi i dytë i Bashkimit Evropian, pas Spanjës, për sa i përket numrit të laboratorëve klandestine për përpunimin e kokainës (të dhënat e EMCDD, 2022).
4- Porti i Antuerpit është kthyer në një zonë gri, ku korrupsioni është i shfrenuar, siç dëshmohet nga dhjetëra punëtorët e arrestuar, për bashkëpunim me organizatat kriminale, si dhe nga ata të vrarë ose të rrëmbyer, dhe nga fakti se vetëm një kontejner në çdo dyzet e dy, kontrollohet për të mos i mërzitur organizatat kriminale.
Qeveria qendrore, deri më tani, ka refuzuar të marrë masa drastike, si dislokimi i ushtrisë, duke preferuar investimet në forcimin e stafit portual, blerjet e teknologjisë së lartë për skanimin e ngarkesave, kontrollet e aktiviteteve tregtare të dyshuara për pastrim droge - europiane dhe ndërkombëtare - dhe operacionet kufitare.
Megjithatë, konfiskimet maksimale të kokainës, dhe numëri i lartë i arrestimeve, mbi 1700 nga fillimi i vitit 2022, deri në mesin e vitit 2023, nuk ndikuan në intensitetin e narkokonfliktit.
I cili, në të vërtetë, sa më shumë kundërshtohet, aq më shumë ndërkombëtarizon dhe mbështjell realitete të tjera.
Suedia, di diçka për këtë, dhe, është duke u përballur tashmë me luftën e saj të drogës, e cila, ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të niveleve të dhunës gangstere, që kur filloi të marrë disa nga dërgesat e destinuara fillimisht për në Belgjikë.
Sepse, organizatat kriminale që dje vepronin nëpër geto, sot synojnë portet suedeze.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments