“LINK HISTORY” | MËNYRA E RE E FACEBOOK PËR TË GJURMUAR FAQET E INTERNETIT QË VIZITONI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 5, 2024
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Funksioni është tashmë i disponueshëm në aplikacionin Facbook, si në iOS ashtu edhe në Android.
Kjo veçori mjaft interesante është opsionale, megjithatë është aktivizuar tani në mënyrë automatike.
Përdoruesve të Facebook-ut thuhet se po u jepet një dritare brenda aplikacionit që i informon ata për veçorinë e linqeve, dhe u jep atyre shans për ta çaktivizuar atë.
Ndonëse Facebook e përshkrun këtë funksion të dobishëm, lind frika e çështjes së privatësisë.
Me këtë veçori ju mund ta dini se cilat linqe keni klikuar në platformë, për periudhën më të fundit 30-ditëshe.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments