LION: EUROPOL-i DEKLAROI SE VURI NË ZBATIM OPERACION NDËRKOMBËTAR PËR MBYLLJEN E KIDFLIX-it (PLATFORMËS SË PEDOFILISË) | 79 TË ARRESTUAR; 1 SUBJEKTI NË SHQIPËRI IU KONTROLLUA BANESA + SEKUESTRIME.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 2
- 1 min read

Lion, Francë | Kidflix, një nga platformat më të mëdha të pedofilisë në botë, është mbyllur në një operacion ndërkombëtar kundër shfrytëzimit seksual të fëmijëve.
⏹️ Europol ka mbështetur autoritetet nga 38 vende në mbarë botën në mbylljen e platformës, e cila në kohën e sekuestrimit përmbante më shumë se 72000 video.
🚔 Deri më tani, operacioni ka rezultuar me 79 arrestime dhe identifikimin e gati 1400 të dyshuarve.
Gjatë hetimit, analistët e Europolit nga Qendra Evropiane për Krimet Kibernetike ofruan mbështetje intensive operacionale për autoritetet kombëtare duke analizuar mijëra video.
Ekspertët e Europolit gjithashtu kontrolluan të gjitha të dhënat e disponueshme dhe u dhanë prova vendeve përkatëse për të lehtësuar hetimin.
💥 Operacioni ka qenë më i madhi i kryer ndonjëherë nga ekspertët e Europolit në luftën kundër shfrytëzimit seksual të fëmijëve, thuhet në njoftimin e Europol-it.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments