top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LOKALI “FRIENDS”; RRUGA “UKSHIN KOVAQICA”; MITROVICË | U ARRESTUA GANI HAZIRI: AKUZOHET SE PLAGOSI ME ARMË ZJARRI VËLLAIN E BASHKËSHORTES.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 16 hours ago
  • 1 min read

Lokali “Friends”, Rruga “Ukshin Kovaqica”, Mitrovicë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Gani Haziri.

 

Ai akuzohet se plagosi me armë zjarri (mbrëmë rreth orës 23:00), në lokalin “Friends”, vëllain e bashkëshortes së tij.

 

E shtëna e kapi në gishtin e këmbës së majtë. Pasi u transportua në spital i plagosuri gjendet jashtë rrezikut për jetën.

 

Z. Haziri zyrtarisht akuzohet për shkelje penale të parashikuar si:

1- Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

2- Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page