LONDËR: MINISTRI I BRENDSHËM I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ERVIN HOXHA U PRIT NË TAKIM NGA HOMOLGIA E TIJ IVET KUPËR (YVETTE COOPER).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 1
- 1 min read

Londër, Britani e Madhe | Ministri i Brendshëm i Republikës së shqipërisë Ervin Hoxha zhvilloi një takim dypalësh me homologen britanike Ivet Kupër (Yvette Cooper), gjatë vizitës së tij në Londër.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale virtuale shkruan se
“Kënaqësi takimi me ministren e Brendshme të Britanisë së Madhe, Yvette Cooper, me të cilën zhvilluam një bisedë shumë të frytshme, gjatë vizitës që zhvillova në Londër.
Me Britaninë e Madhe e kemi intensifikuar bashkëpunimin jo vetëm në nivel strategjik, por edhe operacional. Oficerë të Policisë së Shtetit punojnë ngushtësisht në skuadra hetimi, me Policinë Britanike.
Me Ministren ndamë idenë se edhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, duhet t’i bashkohen Taskforcës së përbashkët, ku është bërë pjesë edhe Kosova”, shkroi ministri Hoxha në rrjetet sociale virtuale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments