top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LOZANË: HASHASHI MUND TË NDIHMOJË NË MPOSHTJEN E KANCERIT | E THOTË STUDIMI MË I MADH I KRYER NDONJËHERË MBI KËTË TEMË DHE I BOTUAR KËTË JAVË NË REVISTËN “FRONTIERS IN ONCOLOGY”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 3 min read

Lozanë, Konfederata e Zvicrës | Asnjëherë më parë nuk ka pasur një konsensus kaq të gjerë shkencor në mbështetje të kanabisit, jo vetëm në trajtimin e simptomave të kancerit, por, potencialisht, në luftimin e tij.

 

Ky është rezultati i studimit më të madh të kryer ndonjëherë mbi kanabisin mjekësor, i botuar këtë javë në revistën “Frontiers in Oncology”, edhe falë ndihmës së inteligjencës artificiale.

 

Qëllimi i analizës ishte të forconte konsensusin mbi potencialin e kanabisit si një trajtim për kancerin”, tha z. Raian Kastll (Ryan Castle), drejtor i kërkimit në Institutin e Onkologjisë Shëndetësore dhe autori kryesor i studimit.

 

Historikisht, kjo ka qenë e vështirë për t'u arritur sepse marihuana konsiderohet ende e paligjshme, si në Shtetet e Bashkuara.

 

Qëllimi ynë ishte të përcaktonim konsensusin shkencor mbi temën e kanabisit mjekësor, një fushë që ka qenë prej kohësh e dominuar nga një luftë midis studimeve të zgjedhura”, tha ai.

 

Studimi u financua nga Cancer Playbook, i cili bashkëpunon me Institutin Onkologjik Whole House për të mbledhur, analizuar dhe ndarë të dhënat e rezultateve të raportuara nga pacientët.

 

Për të shkuar përtej paragjykimeve, qofshin të vetëdijshme apo jo, ishte thelbësore të përdorej një metodologji në shkallë të gjerë dhe rrënjësisht gjithëpërfshirëse e bazuar në arsyetimin matematikor”, tha z. Kastll (Castle).

 

Ne donim të analizonim jo vetëm një pjesë të vogël të studimeve, por pothuajse të gjitha studimet kryesore mbi kanabisin mjekësor për të gjetur pikat reale të marrëveshjes shkencore”, tha ai.

 

Gjatë studimit u ekzaminuan më shumë se 10 mijë studime mbi kanabisin dhe kancerin, për të cilin, ai tha se është 10 herë më i madh se madhësia e mostrës së studimit më të madh të bërë ndonjëherë, që ne besojmë se ndihmon për ta bërë atë një rishqyrtim (rishikim) më përfundimtar të konsensusit shkencor.

 

Për të analizuar sasinë e madhe të studimeve, z. Kastll (Castle) dhe ekipi i tij përdorën inteligjencën artificiale, veçanërisht teknikën e përpunimit të gjuhës natyrore të njohur si “Analiza e Ndjenjave”.

 

Kjo teknikë i lejoi studiuesit të shihnin se sa studime kishin pikëpamje pozitive, neutrale ose negative në lidhje me aftësinë e kanabisit për të trajtuar kancerin dhe simptomat e tij, të tilla si rritja e oreksit, reduktimi i inflamacionit ose përshpejtimi i apoptozës, ose vdekjes së qelizave tumorale.

 

Studimi gjeti prova të forta që mbështesin efektet pozitive të kanabisit në trajtimin e inflamacionit të lidhur me kancerin, humbjes së oreksit dhe të përzierave.

 

Ndoshta edhe më befasuese, studimi tregoi gjithashtu se kanabisi ka potencialin për të luftuar vetë qelizat e kancerit, duke i vrarë ato dhe duke ndaluar përhapjen e tyre.

 

Ky është një nivel tronditës i konsensusit në kërkimin e shëndetit publik, dhe sigurisht më i lartë nga sa do të prisnim për një temë të diskutueshme si kanabisi mjekësor”, tha z. Kastll (Castle).

 

Ai shpreson se meta-analiza e tij do të inkurajojë Administratën Amerikane të Zbatimit të Drogës (FDA) për të përfunduar procesin e ngecur gjatë të riklasifikimit të kanabisit, në mënyrë që të mos jetë më i paligjshëm në nivel federal, gjë që mund të ndihmojë në heqjen e kufizimeve në kërkimin klinik.

 

Ne nuk po argumentojmë se standardet për adoptimin e trajtimeve të reja të kancerit duhet të ulen.


Ne po argumentojmë se kanabisi mjekësor i plotëson ose i tejkalon ato standarde - tha ai - shpesh në një masë më të madhe se trajtimet aktuale farmaceutike”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page