top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LSD: KUR DROGA BËHET ARMË E SHKATËRRIMIT NË MASË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 28, 2023
  • 5 min read

Nga z. Emmanuel Pietrobon. Paris, Francë | Trafiku ndërkombëtar i drogës, dhe prodhimi i drogës brenda një vendi të caktuar, nuk janë prerogativë ekskluzive e bandave, mafiozëve dhe narkotikëve. Fuqitë e mëdha dhe shtetet mafioze janë të përfshira në biznese të paligjshme, ndonjëherë në ndërthurje me realitetet e krimit të organizuar, më shpesh se sa mendohet. Historia është plot me shembuj, si të largët ashtu edhe të kohëve të fundit, të marrëveshjeve të bashkëpunimit midis shteteve dhe kundër shteteve: Shtetet e Bashkuara dhe Koza Nostra (Cosa Nostra) kundër Italisë së Benito Musolinit, Shtetet e Bashkuara dhe Koza Nostra (Cosa Nostra) amerikane kundër Kubës së Fidel Kastros, Shtetet e Bashkuara dhe Jakuzës (Yakuza) japoneze kundër komunistëve japonezë, Mafia Mokro në gjurmët e armiqëve të Khomeneit në emër të Iranit, familjet mafioze turke të përfshira në atentate, rrëmbime, dhe spiunazh në emër të MIT-it (Millî İstihbarat Teşkilatı), e thënë në shqip, Organizatës Kombëtare të Inteligjencës. Shtetet dhe antishtetet janë të lidhura nga një marrëdhënie e pashmangshme dashuri-urrejtjeje, sepse ato janë dy anët e një medalje që dëshiron të ketë vetëm një fytyrë, dhe historia tregon dhe demonstron se si një marrëveshje, në veçanti, i lidh më shumë se çdo trafik tjetër: DROGA. Të cilët, ndonjëherë e trafikojnë së bashku, siç kujton historia e kokainës Kontra (Contra). Dhe që ndonjëherë, nga ana tjetër, shtetet prodhojnë veten për objektiva politike dhe ushtarake, siç kujtojnë rastet e projektit Mk-Ultra dhe luftës Fentanil (Fentanyl). Nëse nuk mund t'i mposhtni, virini në gjumë SHBA, 1960. Lufta e Ftohtë tani ka ardhur në jetë, detentimi është vetëm një pamje, dhe ndërkohë që opinioni publik botëror është i magjepsur nga gara hapësinore, e cila deri në fund të dekadës do ta çojë njeriun në Hënë, në laboratorët e fshehtë ushtarakë të Botës së Parë dhe në Botën e Dytë, njerëzit punojnë ditë e natë, me një ritëm njerëzor të paqëndrueshëm, për të fituar një garë jo më pak të furishme: garën për trurin. Raca e trurit, ose lufta e trurit, në Shtetet e Bashkuara ka një emër dhe një fytyrë: Mk-Ultra. Ky është programi më i gjerë, jetëgjatë dhe i strukturuar i studimit dhe kërkimit mbi kontrollin e mendjes, që është krijuar ndonjëherë nga një shtet, për qëllime ushtarake, dhe i është besuar drejtimit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA). Ndriçuesit më të rëndësishëm të psikologjisë dhe psikiatrisë të pasluftës u rekrutuan nga Agjencia, si: Herëlld Ellëksendër Ebrëhemsën (Harold Alexander Abramson), Danëlld Iuin Kemërun (Donald Ewen Cameron), Sidnei Gatlib (Sidney Gotlieb), Danëlld Heb (Donald Hebb), Heris Aisbell (Harris Isbell), Mertin Thadër Ourn (Martin Theodore Orne), Ljuis Xhaliën Uest (Louis Jolyon West). Atyre iu ofrua një shpërblim bujar, dhe mbi të gjitha, iu tha se ata do të mund të eksperimentonin mbi derra gini (njerëzore) çdo lloj teknike dhe substancë. Buxheti i tyre është astronomik: dhjetë milionë dollarë në atë kohë, ekuivalente me mbi njëqind milionë tani. Shkencëtarët e Projektit Mk-Ultra, i cili përbëhet nga një mori nën-kapitujsh - Mkchickwit, Mknaomi, Mkoften, Mksearch, dhe më shumë - operojnë në katër departamente të ndryshme: armë biologjike, armë kimike, armë psikologjike dhe armë radiologjike. Mjetet e përdorura janë të ndryshme, duke filluar nga militarizimi i migrimit të shpendëve, te përdorimi i drogës, dhe shpesh ato kanë një qëllim: të vjedhin sekretet e mendjes njerëzore. Për ta ndikuar, manipuluar, dhe kontrolluar atë. Për ta kontrolluar nga distanca, nëse është e mundur. Për ta fikur, nëse është e nevojshme. Shkencëtarët e programit MK-Ultra shumë shpejt do të zbulojnë, me ndihmën e atyre kolegëve nga Boshti i mundur që janë shpëtuar nga gjykatat e Nurembergut dhe Tokios, se sekreti i kontrollit të mendjes fshihet në substancat narkotike dhe psikedelike, veçanarisht tek LSD-ja dhe kanabisi. Substancat që parathyejnë dhe premtojnë të shuajnë atë zjarr që lëviz brezin e zemëruar të Beibi Brumërs (Baby Boomers). Rebelët e lindur pas Luftës së Dytë Botërore duhet të ndalen. Marshimet e tyre masive, dhe idetë e tyre të kundërta, kërcënojnë themelet e rendit të vendosur, dhe janë problem për klasën sunduese, e cila, ka nevojë për një opinion të bashkuar publik, për të përballuar sfidën globale, që është Lufta e Ftohtë. Dhe do të jetë Agjencia ajo që do të gjejë zgjidhjen për dhimbjet e kokës së Shtëpisë së Bardhë: seks, drogë dhe rock 'n' roll. Nga fundi i viteve 1950, deri në fillim të viteve 1980, në kontekstin e operacioneve Mk-Ultra, Mockingbird dhe Chaos dhe, CIA do të përdorë sistemin mediatik dhe industrinë e argëtimit për të popullarizuar përdorimin e drogës, do të marrë përsipër të gjithë vlerën e LDS-së për ta prodhuar dhe shpërndarë, dhe do të krijojë/infiltrojë komunitetet hipi dhe organizatat e lidhura me të, për të radikalizuar anëtarët e tyre, duke i bindur ata të ndjekin një vetëizolim hedonist nga shoqëria (dhe politika). Eksperimenti më i madh social masiv në histori, i dokumentuar në libra të tillë si Poisoner in Chief, The Search for the Manchurian Candidate: The CIA and Mind Control, dhe Weird Scenes Inside The Canyon , thuhet se rezultoi në infiltrimin e komuniteteve nga agjentë provokatorë dhe ndikues të diskutueshëm, udhëheqës të qëllimshëm të kohës, nga Jonestown në Zihuatanejo, dhe nga Familja Karl Mensën (Charles Manson), në Vëllazërinë e Dashurisë së Përjetshme, në organizimin e ngjarjeve të stilit Idstok (Woodstock), dhe rekrutimin e aktivistëve politikë të Jorkut të Ri (Nju Jorku), gazetarëve, muzikantëve dhe akademikëve të majtë. Dhe doli të ishte një sukses për aq sa i lejoi Shtetet e Bashkuara të vënë në gjumë brezin që ëndërronte revolucionin, Baby Boomers. Shkencëtari Gatlib (Gottlieb) donte të gjente një mënyrë për të marrë përsipër mendjet e njerëzve, dhe kuptoi se ky është një proces me dy pjesë: së pari, duhet të fshini mendjen ekzistuese, pastaj duhet të futni një mendje të re, në atë zbrazëti që rezulton. Me pjesën e dytë nuk arritëm shumë, por, për të parën, punuam shumë. (Stephen Kinzer). NJË MËSIM NGA MK-ULTRA. Suksesi i teorive ekstreme të z. Gatlib (Gottlieb), të cilat rezultuan se ishin në gjendje të shuanin flakën e rebelimit të Brumersave (Boomers) të zemëruar të Amerikës së Veriut, pati një ndikim të jashtëzakonshëm në historinë e mëvonshme të njerëzimit. Eksperimentet e kontrollit të mendjes janë kryer për qëllime sociale jashtë shtetit, të tilla si Operacioni Hëna Blu (Blu Moon) në Itali – heroina, për ta vënë lëvizjen tonë të protestës në letargji. Ka ardhur agimi i luftërave njohëse. Dhe luftërat hibride të zhvilluara për drogën kanë shpërthyer, siç është kriza e opioideve në Shtetet e Bashkuara. CIA përdori droga fizike, të tilla si LSD dhe kanabis, dhe droga njohëse, si muzika, për të shuar nxitësit e testosteronit. Kina, një student model që kaloi gjithë Luftën e Ftohtë duke marrë shënime nga mjeshtrit, po përdor një format të ngjashëm, Fentanil (Fentanyl) plus TikTok, për të copëtuar strukturën shoqërore të Shteteve të Bashkuara. Eksperimenti i madh mbi Beibi Brumërs (Baby Boomers), dhe lufta e tretë e opiumit, midis Shqiponjës dhe Dragoit, janë shembujt më të mrekullueshëm, por jo të vetmit, se çfarë mund të ndodhë, kur drogat tradicionale, sintetike, dhe dixhitale, zënë vendin e bajonetave. Ata mund të shuajnë shpirtin e një brezi. Ose mund të bëjnë një masakër, trupash e trush, në vendin e armikut. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page