top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PJESA E DYTË | LUFTA E FTOHTË NË LARTËSI TË MADHE MIDIS KINËS DHE INDISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 7, 2024
  • 6 min read

Nga z. Federiko Xhuliani (Federico Giuliani).

Romë, Itali | Nga 21 nëntori 1962, rojet kufitare kineze do të pushojnë së qëlluari përgjatë gjithë kufirit kino-indian. Duke filluar nga 1 dhjetori 1962, rojet kufitare kineze do të tërhiqen në pozicionet e vendosura 20 kilometra pas vijës së kontrollit aktual, që ekzistonte midis Kinës dhe Indisë, më 7 nëntor 1959.

Ishte 21 nëntor 1962, kur Kina shpalli armëpushimin e njëanshëm të luftës kino-indiane, e cila filloi më 10 tetor të të njëjtit vit. Qeveria kineze sapo kishte hedhur në tryezë ofertën e saj, dhe kjo pavarësisht se kinezët kishin arritur të mposhtin rivalët e tyre ushtarakisht.

Meqenëse nuk është nënshkruar ende një paqe e vërtetë midis Pekinit dhe Delhit, lufta teknikisht nuk ka përfunduar ende.

Për 60 vjet ekuilibri midis dy gjigantëve aziatikë në fakt është mbështetur vetëm nga një armëpushim.

Ndërkohë, palët e përfshira nuk kanë ndalur kurrë së kryeri sulme helmuese, me Indinë që akuzon Kinën se ka pushtuar pothuajse 40 mijë kilometra katrorë të territorit të saj, dhe Kina në vend të kësaj rinis dhe pretendon 90 mijë kilometra katrorë, dhe dmthtë gjithë shtetin e Arunaçal (Arunachal) Pradesh-it.

Sot Republika Popullore e Kinës nuk është më vendi i trembur i botës së tretë, i cili, nëpërmjet ideologjisë së shfaqur nga Mao Ce Duni, u përpoq t'i krijonte një vend vetes në botë.

Forcimi i vazhdueshëm ushtarak dhe infrastrukturor i Dragoit e ka shndërruar ish-Perandorinë e Mesme në rivalin e përsosur të Shteteve të Bashkuara, ndërsa hendeku me Indinë, vit pas viti, është bërë gjithnjë e më i madh dhe më i dukshëm.

Në agimin e viteve 2000, “Dragoi” kinez dhe “Elefanti” indian filluan pothuajse në të njëjtin nivel, dhe të paktën në analizat e analistëve gjeopolitikë, të dy duhet të ishin bërë qendrat e reja të fuqisë globale.

Vetëm Kina i përmbushi pritjet. Dhe kjo padyshim ka ndikuar në politikën e jashtme të Kinës, duke përfshirë mosmarrëveshjen e saj me Indinë.

Lugina Galuan (Galwan), në rajonin lindor Ladakh, është një nga pikat e shumta të ndezjes midis dy palëve përgjatë kufirit de fakto të njohur si Linja e Kontrollit Aktual (LKA).

Kjo linjë ka demarkuar kufirin midis Kinës dhe Indisë, që nga viti 1962, në një zonë të diskutueshme që kufizon territorin e Republikës Popullore, të pretenduar nga India, së bashku me Linjën Mek’Mahon (McMahon), të vendosur në vitin 1914, midis qeverisë britanike dhe autoritetit tibetian - dhe jo njohur atëherë nga Kina - e cila, ndan dy shtetet, në pjesën lindore të Himalajeve.

Epo, shkaku kryesor i tensioneve kino-indiane përkon me një kufi të diskutueshëm, dhe të keqpërcaktuar afërsisht 3440 kilometra të gjatë.

Përgjatë kufirit gjejmë lumenj, liqene dhe maja të mbuluara me borë. Prandaj është e lehtë që linja “të lëvizë”, duke sjellë ballë për ballë ushtarët e dy fraksioneve të dislokuar në terren, me rrezikun e përplasjeve të dhunshme.

Sikur të mos mjaftonte kjo, kinezët dhe indianët po konkurrojnë gjithashtu për të ndërtuar infrastrukturën përgjatë LKA-së.

Në veçanti, ndërtimi i një rruge të re nga India, për në një bazë ajrore në lartësi të madhe, ishte një shkas i madh, për një përleshje midis trupave të Delhit dhe Pekinit, e cila, në vitin 2020 rezultoi në vdekjen e dhjetëra ushtarëve, ndër të tjera, ishte një vit veçanërisht i dhunshëm, i cili rifilloi çdo rivalitet.

Përplasja në luginën Galuan (Galwan) - e luftuar me hunj dhe shkopinj - ishte përballja e parë fatale midis dy palëve që nga viti 1975.

MUNDJE KRAHU NË HIMALAJE.

Ushtritë e dy kombeve më të populluara në botë, të dyja të pajisura me armë bërthamore, janë mbyllur në një bllokim të tensionuar nën hijen e Himalajeve.

Në vitin 2020, media indiane raportoi se mijëra trupa kineze do të hynin në Luginën Galuan (Galwan), të Ladakh-ut në rajonin e diskutueshëm të Kashmirit.

Raportet thanë se ushtarët e Pekinit kishin ngritur tenda, kishin hapur llogore, dhe kishin lëvizur pajisje të rënda, disa kilometra brenda asaj, që konsiderohej nga India, si pjesë integrale e territorit të saj.

Lëvizja e Dragoit kinez erdhi pasi India ndërtoi një rrugë disa qindra kilometra për të lidhur një bazë ajrore në lartësi të madhe.

Megjithatë, kini kujdes, sepse tensioni aktual ushtarak nuk është i kufizuar në Ladakh. Ushtarët kinezë dhe indianë janë gjithashtu në grindje në Nathu La, në kufirin midis Kinës dhe shtetit verilindor indian të Sikkim-it.

Me pak fjalë, vendimi i Indisë për të përmirësuar infrastrukturën në një zonë shumë të ndjeshme, duket se ka zemëruar Pekinin.

Nga ana tjetër, në sytë e qeverisë kineze, rajoni i luginës së Galuanit (Galwanit) është territor kinez, dhe sipas Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze, India ka hyrë në të njëjtën luginë duke ndryshuar status quo-në.

Për të komplikuar më tej skenarin, gjejmë vendimin e Delhit, në vitin 2019, për t'i dhënë fund autonomisë së kufizuar të shtetit të Jammu dhe Kashmir, duke rivizatuar në mënyrë efektive hartën e rajonit.

Ladakh-u i ri i administruar federalisht përfshinte Aksai Çin (Chin), pikërisht zonën e pretenduar nga India, por e kontrolluar nga Kina.

Dhe nuk mbaron këtu, sepse nacionalistët indianë kanë folur vazhdimisht për një ripushtim hipotetik të Kashmirit, të administruar nga Pakistani.

Ndodh që kjo zonë të përshkohet nga një rrugë strategjike, autostrada Karakoram, e cila, lidh Kinën me aleatin e saj prej kohësh, Pakistanin.

Pekini ka investuar rreth 60 miliardë dollarë në infrastrukturën pakistaneze, për të krijuar të ashtuquajturin Korridor Ekonomik Kinë-Pakistan (KEKP), një pjesë integrale e Iniciativës Brez dhe Rrugë, dhe kyç për transportin e mallrave drejt dhe nga porti jugor pakistanez Guadar (Gwadar).

Një port që i ofron Kinës një pikëmbështetje në Detin Arabik.

MARRËVESHJET DHE PROVOKIMET.

Vitet e fundit, si Kina ashtu edhe India kanë ndërtuar infrastrukturë përgjatë kufirit, duke përfshirë pista ajrore dhe garnizone.

Këto aktivitete tregojnë dëshirën e qartë kino-indiane për të nxitur një militarizimi të zgjatur dhe më të gjerë të LKA-së, në funksion të tërheqjes së mundshme të kundërshtarit.

Duke rezultuar në rreziqe më të mëdha, është e vetëkuptueshme, për shkak të shpërthimit të mundshëm të konflikteve të përmasave të vogla, që kanë të gjithë potencialin për t'u kthyer në diçka të pakontrollueshme.

Gjatë G20 në Bali, kryeministri indian Narendra Modi u ngrit nga tryeza e banketit, për të shtrënguar duart me presidentin kinez Shi Xhinping (Xi Jinping) dhe për të zhvilluar një bisedë të shkurtër me të.

Ishte shkëmbimi i duarve i tyre i parë për tre vjet tani. Dhe erdhi në një kohë të veçantë, pasi ne jemi gati të hyjmë në dimrin e tretë radhazi, në të cilin rreth 50000 përforcime indiane do të kalojnë terrenin jomikpritës të Ladakh-ut, në Himalajet veriore, me synimin për të zmbrapsur një numër të barabartë trupash kineze, të vendosura në disa kilometra larg.

Nga Delhi ata përsërisin se situata është e qëndrueshme, por e paparashikueshme. Gjithashtu sepse kinezët po vazhdojnë të ndërtojnë infrastrukturën pa u ndalur.

India dhe Kina deri më tani kanë mbajtur 16 raunde bisedimesh për kufirin, midis komandantëve të lartë ushtarakë, si dhe angazhime të shumta diplomatike dhe politike.

Megjithatë, një marrëveshje për veprimet për të ulur tensionet në Ladakh është e ngadaltë për t'u materializuar.

Nga shtatë zonat në Ladakh ku ushtarët indianë dhe kinezë janë përballur me njëri-tjetrin që nga viti 2020, dy nuk kanë parë asnjë ndryshim, ndërsa të tjerat kanë parë që të dyja palët të bëjnë një hap të kufizuar prapa.

Sfida për Indinë po bëhet më shqetësuese në pjesën lindore të LKA-së - midis shtetit të Arunaçal (Arunachal) Pradeshit dhe Tibetit - ku Kina ka një avantazh të veçantë infrastrukturor dhe ushtarak.

Shkëndija e fundit daton në 9 dhjetorin e kaluar. Trupat indiane dhe kineze u përleshën në kufirin e diskutueshëm të Himalajeve, në incidentin e parë të tillë në gati dy vjet.

Ministria indiane e Mbrojtjes tha në një deklaratë se ushtarët nga të dyja palët pësuan lëndime të lehta në përleshjen që ndodhi në sektorin Tauang (Tawang) të Arunaçal Pardeshit (Arunachal Pradesh) në verilindje të Indisë, një rajon i largët që kufizohet me Kinën jugore.

Gjenerali Rana Pratap Kalita, kreu i Komandës Lindore të Ushtrisë Indiane, deklaroi se zonat në kufirin verior janë të qëndrueshme, dhe fortësisht nën kontroll, dhe përsëriti se shkelja kineze, në sektorin Tauang (Tawang) është kundërshtuar fuqishëm.

Nga ana e saj, Kina akuzoi forcat e armatosura indiane se kishin kaluar ilegalisht kufirin dhe shkaktuan përplasjen.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page