top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LUFTA E INFORMACIONIT: PUBLIKU PO DEZINFORMOHET NË LIDHJE ME LUFTËN IZRAEL-HAMAS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 12, 2023
  • 3 min read

Nga znj. Sera Fishër (Sara Fischer).

Uashington, Amerikë | Një mori përgjigjesh diplomatike të rreme që qarkullojnë në internet në lidhje me luftën midis Hamasit dhe Izraelit po përforcojnë ndarjet politike globalisht.

Pse ka rëndësi: Keqinformimi dhe dezinformimi rreth reagimeve ndaj konfliktit nga qeveritë mund të komplikojë përpjekjet aktuale të liderëve botërorë për t'u përgjigjur.


Vlen të përmendet: Keqinformimi i referohet informacionit të rremë ose mashtrues që qarkullohet pa dashje, shpesh nga njerëz të zakonshëm në internet. Dezinformatat postohen qëllimisht nga aktorë të këqij me qëllim që të krijojnë konfuzion ose të mbjellin mosmarrëveshje.


Nxitja e lajmit: Menjëherë pas sulmit të fundjavës së Hamasit ndaj Izraelit, një dokument që ishte ndryshuar për ta bërë të dukej sikur Shtëpia e Bardhë kishte caktuar 8 miliardë dollarë ndihmë amerikane për Izraelin filloi të qarkullonte në internet.


Postimet në lidhje me dokumentin e rremë dhe ndihmën kanë grumbulluar qindra mijëra përshtypje, shumë nga përdoruesit që kritikojnë politikanë të financuar nga sionistët, të cilët, po injorojnë problemet e brendshme në shtëpi.


Shtëpia e Bardhë aktualisht po përpiqet të detyrojë Kongresin të miratojë fondet emergjente për ndihmën ushtarake për Izraelin.


Midis rreshtave: Kjo narrativë e rreme është duke u komplikuar nga një tjetër thashetheme e rreme në lidhje me 6 miliardë dollarë në asetet e ngrira të naftës iraniane që administrata Biden miratoi së fundmi për t'u transferuar në Iran në këmbim të pesë pengjeve amerikanë.


Sekretari i Shtetit Antony Blinken kundërshtoi thashethemet se ndonjë nga ato fonde ishte përdorur për të mbështetur sulmet e Hamasit.


Ambasada e SHBA-së në Bejrut, Liban, u detyrua gjithashtu të kundërshtonte pretendimet e rreme në internet se ambasada ishte evakuuar, mes shqetësimeve se Hezbollahu, një grup militant i mbështetur nga Irani në Liban, do t'i bashkohet luftës.


Ndërsa shumica e madhe e të dyja partive në Kongres mbeten kryesisht të unifikuara në mbështetjen e tyre për Izraelin, keqinformimi rreth përgjigjeve nga figurat kryesore politike po përhapet gjithashtu, duke përfshirë një video të modifikuar të z. Danëlld Tramp (Donald Trump) duke iu përgjigjur konfliktit duke thënë: Izraeli duhet të fshihet nga faqja e dheut.


Në mbarë botën, raportet e rreme për përgjigjet diplomatike ndaj luftës po krijohen thjesht duke marrë komentet e mëparshme nga liderët botërorë jashtë kontekstit - ose duke postuar fjalët e tyre me titra mashtruese në anglisht.


Videot po bëhen virale që përdorin mbishkrime të rreme në anglisht që tregojnë se presidenti rus Vladimir Putin paralajmëron Amerikën se Rusia do të ndihmojë Palestinën në këtë konflikt.


Por pamjet janë në fakt nga një konferencë shtypi që Putin dha për Ukrainën 10 muaj më parë.


Një video me titra mashtruese që është bërë virale në internet duket se tregon presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan duke thënë se Turqia do ta mbrojë Palestinën me çdo çmim. Z. Erdogan nuk ka bërë kurrë një deklaratë të tillë.


Ndërsa Turqia ka mbështetur palestinezët në të kaluarën, video në mënyrë mashtruese sugjeron se Turqia është gati të përfshihet drejtpërdrejt në luftën e re – ndërsa në fakt z. Erdogan ka thënë se dëshiron të ndihmojë në ndërmjetësimin e situatës.


Ndërmjet rreshtave: Përfshirja e Iranit në luftë ka qenë një temë kryesore e keqinformimit, duke pasur parasysh historinë e financimit të Hamasit.


Redaktori i verifikimit dixhital të Reuters, Stefëni Bërnet (Stephanie Burnett) tha se ekipi i saj ka parë pamjet e vjetra të avionëve ushtarakë të përdorur për të pretenduar si provë se Irani ishte nisur në luftë.


Raportet kontradiktore nga organizata të njohura të lajmeve, duke përfshirë The New York Times dhe The Wall Street Journal, në lidhje me masën në të cilën zyrtarët iranianë ishin të përfshirë drejtpërdrejt në planifikimin e sulmit, ka lënë një hapje për përhapjen e gënjeshtrave.


Raportet e rreme ose mashtruese rreth reagimit popullor ndaj lajmeve të konfliktit rreth Gazës janë shumëfishuar gjithashtu.


Ne kemi parë shumë imazhe të keqinterpretuara që përshkruajnë në mënyrë të rreme shfaqjen e mitingjeve në mbështetje të Izraelit ose Gazës, si dhe imazhe nga video lojërat për të sugjeruar fuqinë ushtarake të njërës palë mbi tjetrën, tha znj. Bërnet (Burnett).


Pamja e madhe: Shumë nga llogaritë që përhapin gënjeshtra në lidhje me përgjigjet diplomatike nga liderët botërorë janë klientë të verifikuar të rrjetit shoqëror virtual Iks (X) - që do të thotë se ata kanë paguar për t'u abonuar.


Redaktori i ekipit të inteligjencës me burim të hapur të CNN, Xhanluka Mezofiore (Gianluca Mezzofiore) tha se keqinformimet dhe dezinformatat që qarkullojnë në Iks (X) nuk janë vetëm më të këqija se gjatë fillimit të luftës në Ukrainë, por të një niveli të tillë nuk kam parë kurrë më parë.


Llogaritë e verifikuara në Iks (X), tha ai, u japin njerëzve iluzionin se ata po marrin informacion të vërtetë - dhe shkalla e përpjekjes është aq e madhe sa mund të supozojmë se ata po e bëjnë atë me qëllim.


Çfarë duhet parë: Përfshirja e grupeve rajonale militante dhe terroriste në luftë po bëhet një objektiv më i madh i dezinformimit ndërsa konflikti zvarritet.


Videot dhe fotot e vjetra nga sulmet e Hezbollahut po postohen si të reja, tha znj. Bërnet (Burnett).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page