LUFTA KUNDËR DROGËS DËSHTOI: POLITIKAT KANË NEVOJË PËR RISHIKIM TË MADH (RAPORT).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 31, 2023
- 11 min read
Nga z. Ed Holt.
Bratisllavë, Sllovaki | Një grup i madh avokues, ka kërkuar një rishikim të politikave globale të drogës, ndërsa publikohet një raport historik, që tregon sesi vetëkënaqësia e qeverive ka përjetësuar një luftë të dështuar kundër drogës, pavarësisht pasojave të saj shkatërruese, për miliona njerëz përreth botës mbarë.
Duke përdorur të dhëna të gjera, nga burime të OKB-së, qeverisëse, akademike, dhe të shoqërisë civile, “Jashtë rrugës: Raporti në hije për shqyrtimin afatmesëm të Deklaratës Ministrore për Drogën e vitit 2019” lëshuar më 5 dhjetor 2023, nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Politikave të Drogës ( IDPC), ilustron kolapsin e regjimit të OKB-së, për kontrollin e drogës, thonë autorët e tij.
Ai tregon se si pavarësisht nga miliarda dollarë të shpenzuara çdo vit, për të frenuar tregjet, dhe disponueshmërinë e drogës, në katër vitet e fundit, numri i njerëzve që përdorin drogë, është rritur në nivele historike, vdekjet nga mbidoza janë në rritje, ekzekutimet për shkelje të drogës janë rritur, dhe numëri i miliona njerëzve që mbetën të burgosur për vepra narkotike vazhdoi të rritet.
Dhe kjo është e gjitha, ndërsa qasja në trajtim, për varësinë nga droga, mbetet e ulët dhe tronditëse, e pabarabartë në pjesë të ndryshme të botës.
Por, në të njëjtën kohë, pretendon grupi, konsensusi i mbajtur për një kohë të gjatë, pas ndalimit global, po thyhet, dhe që nga viti 2019, numri i njerëzve që mund të përdorin ligjërisht drogërat e kontrolluara ndërkombëtarisht për përdorim jo-mjekësor, është dyfishuar në mbi 294 milionë veta.
“Shpesh ka pasur një qëndrim (në nivel politikash) që drogat janë të gabuara, dhe se qasja ndaj përdorimit të drogës duhet të jetë ndëshkuese. Por, kohët e fundit, ka pasur një njohje në rritje, në terren dhe në nivel baze, por, edhe në një nivel politikbërës, që kjo qasje nuk funksionon. Kjo njohje po përshpejtohet, ndërsa ne arrijmë një pikë thyerjeje për këtë”, tha për znj. Marie Nougier, Shefe e Kërkimit dhe Komunikimit në IDPC, dhe një nga autoret kryesore të raportit. Raporti është, sipas IDPC, i vetmi vlerësim tërësisht gjithëpërfshirës i zhvillimeve të politikës së drogës në nivel global që nga Deklarata Ministrore e vitit 2019 për drogat, e cila, përcaktoi objektivat kryesore të komunitetit ndërkombëtar, në adresimin e situatës botërore të drogës, për një periudhë 10-vjeçare.
Raporti gjithashtu tregon se si politika e drogës ka ndikuar, si negativisht ashtu edhe pozitivisht, jo vetëm tek përdoruesit e drogës, por edhe tek komunitetet dhe njerëzit e tjerë, të prekur nga përdorimi i drogës.
Duke u mbështetur në një gamë të gjerë të dhënash dhe provash, si dhe në përvojën e shoqërisë civile dhe komuniteteve, raporti tregon megjithatë se ka pasur pak, të paplotë ose aspak përparim, në arritjen e objektivave të Deklaratës.
Duke paraqitur dëshmi personale, si dhe të dhëna mbi (ndër të tjera) përdorimin e drogës, prodhimin, dhe trafikimin e drogës, dhe efektet e zbatimit të ligjit të drogës, tek përdoruesit dhe të tjerët, ai arrin në përfundimin se ka pak prova që politikat që synojnë ndalimin dhe çrrënjosjen e drogës, kanë qenë efektive, në reduktimin e tregjeve të paligjshme të drogës, ose në trajtimin e lidhjes së tyre me pasigurinë njerëzore, dhunën, dhe krimin e organizuar.
Por autorët e saj thonë se ka prova të gjera, se politikat ndëshkuese për përdorimin e drogës, të promovuara nga qeveritë, kanë minuar në fakt disa nga synimet kryesore të vetë Deklaratës Ministrore të vitit 2019, dhe të sistemit më të gjerë të OKB-së, duke përfshirë promovimin e shëndetit, të drejtave të njeriut, dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
“Qasja ndaj përdorimit të drogës duhet të rimendohet”, tha znj. Nougier, duke përmendur shembuj të vendeve që janë larguar nga qasjet ndëshkuese ndaj përdorimit të drogës.
“Asnjë vend nuk ka një politikë të shkëlqyer për drogën - ata të gjithë përballen me probleme të ndryshme në lidhje me politikat e tyre të drogës – por, për shembull, Kolumbia, ka zbatuar hapa për të trajtuar dhe adresuar të drejtat e njeriut, në politikat e saj të drogës, dhe po kërkon të lëvizë vërtet politikat e saj në drejtimin e duhur; Gana është një shembull tjetër - në vitin 2020 ajo zëvendësoi një dënim prej një dënimi minimal prej pesë vitesh burg për posedim droge, për përdorim personal, duke u dhënë gjyqtarëve mundësinë e vendosjes së një gjobe, në vend të kësaj”, tha ajo.
Ndryshimi i fundit erdhi nga puna me shoqërinë civile, për të rishikuar ligjet e drogës, të cilat, tani kërkojnë, ndër të tjera, të trajtojnë përdorimin dhe varësinë e drogës, si një çështje të shëndetit publik, në vend që të fokusohen në zbatimin e ligjit, burgosjen, dënimin, dhe shtypjen, shpjegoi ajo.
Raporti gjithashtu fokuson se si lufta kundër drogës ka prekur në mënyrë disproporcionale disa komunitete - dhe sa pak është bërë për t'u marrë me këtë çështje.
Sipas organizatave të shoqërisë civile, të anketuara për raportin, operacionet e kontrollit të drogës, kanë një ndikim joproporcional në komunitetet e margjinalizuara, në një shkallë shumë të lartë, në të gjitha anët e botës.
Megjithatë, vetëm 12 nga 54 të anketuarit e anketuar (22%) raportuan përpjekjet e qeverisë për të reduktuar - drejtpërdrejt ose tërthorazi - ndikime të tilla disproporcionale.
Raporti nënvizon dhe jep prova, duke përfshirë dëshminë personale, për shembull, të ndikimit joproporcional racor dhe gjinor të zbatimit të ligjeve të drogës.
“Ka shumë njerëz, përveç vetë përdoruesve të drogës, të cilët, po preken nga lufta kundër drogës, për shembull, midis të tjerave, në linjën e racës dhe gjinisë. Ka qasje thelbësisht raciste, për kontrollin e drogës, në disa vende. Ata që janë në shënjestër nga zbatimi i ligjit janë shpesh nga grupe të veçanta”, vuri në dukje znj. Nougier.
Për shumë vite, kritikët e politikave ndëshkuese të drogës, duke përfshirë organet kryesore të kujdesit shëndetësor, si Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), si dhe vetë përdoruesit e drogës, kanë bërë thirrje për dekriminalizimin e përdorimit të drogës, mbështetur nga ofrimi i shërbimeve për reduktimin e dëmit, si p.sh. programet e shkëmbimit, shërbimet e terapisë me agonist opioid (OAT), dhe të tjera, si masë e shëndetit publik.
Por, ndërkohë që shumë vende kanë parë përfitimet e masave për reduktimin e dëmit, dhe kanë zbatuar me entuziazëm të paktën disa prej tyre - megjithëse aksesi në programe të tilla mbetet shumë i dobët në shumë pjesë të Jugut Global - politikëbërësit, të paktën, në nivel kombëtar, janë shumë më të rezervuar kur bëhet fjalë për dekriminalizimin.
“Politikanët nuk do ta thonë me kaq shumë fjalë, por, ndjenja që kemi, është se është shumë përpjekje politike për të ndryshuar politikën e drogës. Kur flasim me ta, ata janë shumë të angazhuar, dhe mbështetës, kur bëhet fjalë për masat për reduktimin e dëmit, por, sapo përmendni dekriminalizimin, gjithçka ndryshon”, tha znj. Nougier.
Aktivistët për reformën e politikës së drogës theksojnë kundërshtimin e fundit nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, për planet për të hapur dhomën e parë të konsumit të drogës, në Mbretërinë e Bashkuar, ku përdoruesit mund të marrin drogën e tyre nën mbikëqyrjen mjekësore, në Gllesgou (Glasgow).
E diskutuar prej vitesh, më në fund, mori dritën jeshile në muajin shtator, pasi u konfirmua se përdoruesit që përdorin dhomën nuk do të ndiqen penalisht.
Por, miratimi, i dhënë nga autoritetet e qytetit, u kritikua menjëherë nga Sekretarja e Brendshme, e atëhershme, Suella Braverman, e cila, tha se ishte politika e gabuar për të trajtuar varësinë nga droga, ndërsa ministri i Brendshëm, Kris Filip (Chris Philp), tha më parë se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk i mbështet objekte të tilla në Angli, dhe Uells, për shkak të shqetësimit ato e falin apo edhe inkurajojnë përdorimin e drogës.
Z. Pitër Kraikant (Peter Krykant), një aktivist që drejtonte shërbimin e tij e tij të lëvizshëm të parandalimit të mbidozës, të pasanksionuar për vite në Gllesgou (Glasgow), dhe që tani është drejtuesi i fushatës për shërbimin e mbështetjes së drogës dhe alkoolit të bamirësisë Kraunstaun (Cranstoun), tha: “Ajo që ne në vijën e parë ndiejmë, është se gjithçka është bëhet më e vështirë çdo vit, sepse, ne, nuk po shohim ndonjë ndryshim në sistem.”
Megjithatë, avokatët e reformës së politikave, theksojnë gjithashtu se dhoma u miratua, dhe do të hapet së shpejti, dhe me më shumë qytete, në Mbretërinë e Bashkuar, ka të ngjarë të aplikojnë tani, për miratim për objekte të ngjashme.
Ata thonë se kjo vjen nga një lëvizje në rritje, në nivel bazë, për një ndryshim në qasjet ndaj përdorimit të drogës.
“Avokimi i bazës, i udhëhequr nga njerëz që përdorin drogë, duke punuar në aleancë me grupet e tjera të komunitetit, ka qenë ndoshta qasja më efektive drejt krijimit të dhomave të konsumit të drogës në qytete. Është aktivizmi i përdoruesve të drogës, ai që sfidon status quo-në, merr rreziqe, dhe në fund, ndryshon ligjin”, tha për znj. Naiem Istud (Niamh Eastwood), Drejtoreshë Ekzekutive e “Release”, një OJQ me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, që bën fushatë për reformën e politikave të drogës.
Z. Kraikant (Krykant) vuri në dukje se komunitetet lokale e kanë mirëpritur dhomën e konsumit të drogës në Gllesgou (Glasgow), me mbështetjen e publikut për vende të tilla.
Ka shenja se kjo po njihet, edhe në një nivel më të lartë. Në fillim të këtij viti, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Voullkër Tërk (Volker Turk), bëri thirrje për t'i dhënë fund luftës kundër drogës, dhe ndryshimet transformuese drejt politikave të drogës, bazuar në shëndetin dhe të drejtat e njeriut.
Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut ka kërkuar gjithashtu dekriminalizimin e përdorimit të drogës, dhe rregullimin e përgjegjshëm të tregjeve të drogës nga vetë qeveritë.
Raporti IDPC, i cili ,po publikohet përpara shqyrtimit afatmesëm, në Komisionin e OKB-së, për Drogat Narkotike, në mars të vitit të ardhshëm, vë në dukje njohjen, veçanërisht nga z. Tërk (Turk), të dështimeve të qasjes aktuale ndëshkuese, të përhapur ndaj drogës, dhe jep një grup rekomandimesh, për ndryshim transformues të regjimit të kontrollit të drogës nga OKB-ja.
Këto përfshijnë, ndër të tjera, vendosjen e shëndetit, zhvillimit dhe të drejtave të njeriut, në qendër të politikës së drogës, dhe lejimin e vendeve të marrin në konsideratë rregullimin ligjor të drogës.
Shumë aktivistë thonë se dekriminalizimi, dhe përfundimisht, rregullimi i drogërve, duhet të zbatohet sa më shpejt të jetë e mundur, në politikat globale të drogës, nga perspektiva e shëndetit publik.
“Dekriminalizimi i zotërimit (posedimit) të drogës, është thelbësor, nëse duam të shohim rezultatet më të mira të mundshme shëndetësore, për njerëzit që përdorin drogë. Kriminalizimi është një shtytës kryesor, për stigmën dhe margjinalizimin, i cili, vepron si një pengesë, për aksesin në shërbime”, tha znj. Istud (Eastwood).
“Megjithatë, në fund të fundit, rregullimi i drogërave, është e vetmja mënyrë, për të siguruar, që, furnizimi i substancave, të jetë sa më i sigurt që të jetë e mundur. Me një furnizim gjithnjë e më toksik, në të gjithë botën, dhe që tani ndodh në Mbretërinë e Bashkuar, ne duhet të mbrojmë shëndetin e njerëzve, duke u siguruar që ata të kenë akses në një furnizim të rregulluar”, shtoi ajo.
Znj. Nougier tha se ndërsa raporti bën një sërë thirrjesh për reforma, hapat e parë për ndryshimet kyçe të politikave, duke përfshirë dekriminalizimin, mund të ndërmerren shumë lehtë.
“Do të ishte naive të mendohet se të gjitha reformat dhe ndryshimet që ne kërkojmë mund të bëhen në tërësinë e tyre brenda natës, por, ajo që ne po themi, është se qeveritë duhet të pranojnë, se lufta kundër drogës është e pazgjidhshme, dhe se reformat duhet të të fillojë tani. Kjo njohje mund të bëhet menjëherë, dhe ndërsa dekriminalizimi në aspektin e politikës do të kërkonte padyshim kohë, në praktikë mund të ndryshohej brenda natës, thjesht duke i thënë policisë që të mos kriminalizojë njerëzit për përdorim droge”, tha ajo.
“Politika e drogës duhet të rishikohet. Nuk duhet të keni nevojë të shtypni komunitetet, përkundrazi duhet të kërkoni t'i mbështesni ato”, shtoi znj. Nougier.
Citate nga Diego Garsia Seian (Diego Garcia Sayan), Komisioni Global për Politikat e Drogës:
1- Gjatë gjithë karrierës sime si avokat, gjykatës, ministër, dhe ekspert i të drejtave të njeriut, kam parë nga dora e parë, se si në vendet e Amerikës Latine, dhe në mbarë botën, përpjekjet shumë ndëshkuese për kontrollin e drogës kanë qenë një shtytës kryesor i dhunës, dhe burgosjeve masive, veçanërisht për gratë, pakicat racore, dhe etnike, dhe njerëzit që jetojnë në varfëri.
Rishikimi afatmesëm, krahas diskutimeve të tjera, që po zhvillohen në Vjenë, Gjenevë, dhe gjetkë, duhet të krijojë terrenin për një proces reformash të thella, që do të hedhë paradigmën ndëshkuese globale, dhe do të mbrojë shëndetin, mirëqenien, dhe të drejtat e njeriut kudo, në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Ky Raport Hije ofron hapa konkretë se si kjo mund të bëhet e mundur.
Citim nga Petra Shulc (Petra Schulz), e organizatës “Moms Stop The Harm”, e cila, humbi fëmijën e saj të quajtur Deni (Danny), nga helmimi nga droga në 2014:
1- Duke parë të ardhmen, unë i shoh substancat e rregulluara ligjërisht me fokus në shëndetin publik, si alternativën e vetme të mundshme. Lufta kundër drogës ka dështuar shumë, dhe ka shumë viktima, duke përfshirë edhe fëmijën tonë më të vogël. Nuk kalon ditë, ku nuk mendoj se ku mund të ishte, dhe çfarë mund të bënte, nëse do të ishte ende me ne.
Citim nga Aleksei Kvitkovski (Alexey Kvitkovsky), i cili, ofron mbështetje kritike nga kolegët për njerëzit që përdorin drogë në Ukrainën e shkatërruar nga lufta.
I transportova pacientët nga shtëpitë e tyre, në dhomën e OAT, me makinën time, nën zjarr luftarak, dhe falë kësaj, dhjetëra njerëz patën akses në mjekimet e tyre.
Si një këshilltar koleg, vazhdova të këshilloja pacientët e OAT nga Luhansk Oblast-i, të cilët, ishin evakuuar në rajonet perëndimore të Ukrainës, nga pikat e nxehta, për çështje të ndryshme: ku të merrnin ndihmën humanitare, OST dhe medikamentet antiretrovirale, ku ishin të disponueshme strehimore të përkohshme, dhe si për të marrë veshje dhe ushqim.
Citate nga Mona, nëna e Hamzait, e cila vuante dhimbje torturuese për shkak të një lloji të rrallë të kancerit të kockave.
Dëshiroj të ndaj historinë e djalit tonë Hamza. Ai vuajti nga sarkoma Iuing (Ewing), për tre vjet.
Kanceri u përhap në të gjithë trupin e tij, dhe dhimbja ishte jashtë kontrollit. E vetmja prehje që gjeti, ishte në formën e morfinës, një qetësues që e lejonte të flinte, të hante, dhe madje të merrte frymë… Kërkimi i ilaçeve ishte misioni ynë i përditshëm, sepse, e kuptuam që çdo xhiro në përpjekjet tona do të nënkuptonte një dhimbje të rëndë për djalin tonë të dashur.
Citim nga Raj, i cili vuajti nga lufta kundër drogës në qytetin Patna, Indi.
I ndaluar pa një proces të rregullt ligjor, durova abuzimin fizik dhe frikësimin, dinjiteti im u hoq, nga ata që synonin ta mbronin atë.
U bë e qartë, me dhimbje, se lufta kundër drogës, ishte një terren pjellor, për pushtet dhe brutalitet të pakontrolluar.
I detyruar të lundroja në një sistem ligjor kafkian, u përballa me traumën e përvojës sime, duke dëshmuar drejtpërdrejt gërryerjen e drejtësisë në emër të një lufte të pakapshme.
Citate nga Manoela Andrade, një grua që përdor drogë në Brazil.
Të gjithë e dimë se lufta kundër drogës nuk ka qenë kurrë kundër drogës, por kundër njerëzve të veçantë. Por, ajo që mund të mos dini, është se ne, gratë e zeza, jemi më të prekurat nga ky projekt politik gjenocidal i kontrollit të trupit.
Citate nga Kristiani (Christian), një individ që përdor kanabis në Maltë.
Ligji i rritjes shtëpiake i miratuar në Maltë në vitin 2021 ka qenë një plus i madh për ne. Më pak varësi nga tregu ilegal, dhe pasojat e tij në botë, më pak varësi nga importi, dhe tani mësojmë se çfarë konsumojmë.
Citim nga Junior, një fermer tradicional i kanabisit nga Shën Vinsenti dhe Grenadinet.
Perceptimi se po ia dalim mirë, dhe se të bësh drogë do të thotë të zhytesh në para, është një ide e gabuar.
Natyra e paligjshme e asaj që ne bëjmë sjell me vete shumë rreziqe. Ashtu si rreziku për t'u kapur dhe burgosur, rreziku për t'u grabitur nga bandat e armatosura, rreziku i zhdukjes së të korrave tuaja nga agjencitë e zbatimit të ligjit...
Megjithatë, ne vazhdojmë të bëjmë tregti. Dhe ne e bëjmë këtë, sepse, kemi familjet tona për t'u kujdesur, me pak ose aspak burim tjetër punësimi.
Çdo kultivues ka ardhur për ta parë industrinë e kanabisit si parajsën e njerëzve të pasur. Por gjithçka nuk është e humbur. Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë për një hapësirë më të mirë brenda industrisë së re, për një situatë të tregtisë së drejtë, qëndrueshmërisë dhe drejtësisë sociale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments