LUFTA SEKRETE E HAKERAVE KINEZË PËR TË THYER MBROJTJEN JAPONEZE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 10, 2023
- 4 min read

Nga z. Andrea Muratore. Tokio, Japoni | Në vitin 2020, Shtetet e Bashkuara të Amerikës zbuluan disa infiltrime nga hakerë ushtarakë kinezë në infrastrukturat kritike dixhitale me të cilat aparati i sigurisë dhe mbrojtjes i Japonisë, aleati kryesor i Uashingtonit në Lindjen e Largët, menaxhonte komunikimet konfidenciale midis komandave dhe njësive. Kjo u zbulua në një hetim ekskluziv nga gazeta amerikane Shtypi i Uashingtonit (Washington Post), e cila, në një artikull të nënshkruar nga znj. Ellen Nakashima jep një rrëfim të asaj që u zbulua nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA), agjencia kryesore e spiunazhit amerikan e dedikuar për menaxhimin e komunikimeve të koduara. “Deri në vjeshtën e vitit 2020”, vëren Nakashima, “spiunët kibernetikë të Ushtrisë Çlirimtare Popullore kishin hyrë në sistemet kompjuterike më të ndjeshme të Japonisë”, dhe teknikët amerikanë kuptuan se “ata kishin akses të thellë dhe të vazhdueshëm, dhe dukej se po kërkonin të merrin në dorë gjithëçka do të mundin”, nga planet operacionale të forcave të armatosura japoneze, gjer te planet për zgjerimin e sektorit ushtarak të vendit, të promovuar nga ish-kryeministri Shinzo Abe, dhe i vazhduar nga pasardhësit e tij, z. Yoshihide Suga dhe Fumio Kishida. “Depërtimi i vitit 2020 ishte aq shqetësues sa gjenerali Poll Nakësoni (Paul Nakasone), kreu i NSA-së dhe Komandës Kibernetike të SHBA-së, dhe z. Methju Potingër (Matthew Pottinger), i cili ishte Zëvendës Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë në atë kohë, nxituan për në Tokio”, thekson Washington Post. Ne ishim atëherë në fazën paszgjedhore: megjithë një konfrontim të sinqertë dhe të ngushtë, gara e z. Donald Tramp për t'u përpjekur të përmbyste rezultatin zgjedhor dhe humbja kundër z. Xho Baiden (Joe Biden) thithi të gjitha energjitë e aparatit të sigurisë amerikane, duke shkaktuar që përpjekje për të ndihmuar Tokion të shpërndahen për të reaguar ndaj depërtimit të Pekinit. Vetëm në dy vitet e fundit, shkruan znj. Nakashima, Uashingtoni e ka mbështetur Tokion në rritjen e kapacitetit të saj të qëndrueshmërisë kibernetike, ose mirëmbajtjen e sistemeve kompjuterike, në rast të komprometimit të një qendre operative, dhe mbrojtjes kibernetike. Në këtë rast vëmë re një projeksion të dyfishtë të NSA-së, dhe Komandës Kibernetike, të aftë për të menaxhuar në mënyrë efektive, edhe të metat e sigurisë në sistemet e teknologjisë së informacionit (IT), dhe kibernetike, të vendeve aleate me SHBA-në. Një fakt që mund t'i referohet vetëm aftësisë së vetë NSA-së, për të depërtuar, para gjithë të tjerëve, në infrastrukturat kritike të shteteve aleate të Uashingtonit, siç ia kanë bërë të qartë botës rastet e programeve të mbikëqyrjes masive Echeon dhe Prism. Edhe spiunazhi kibernetik bëhet një pasuri gjeopolitike: çdo pushtet e toleron atë kur nuk cenon sigurinë e tij kombëtare. Uashingtoni e ka praktikuar atë, kuptohet, prej vitesh me aftësi projeksioni global. Por ai ka filluar të tërheqë vija të kuqe kundër infiltrimeve kërcënuese të armikut. si ato të Pekinit. Tokio, për të cilin WikiLeaks në 2015 raportoi se ishte përfshirë në objektivat e spiunazhit të NSA-së me tridhjetë e pesë objektiva të ndryshme qeveritare, megjithatë ,u besoi paralajmërimeve të SHBA, kryesisht me iniciativën e Suga, dhe këshilltarit të sigurisë kombëtare të z. Kishida - z. Takeo Akiba - midis zyrtarëve të lartë japonezë, që kishin nevoja për një zgjedhje të anëve, para syve të tyre, mes vendosmërisë kineze, dhe Perëndimit. “Tokio filloi punën për një strategji të re kibernetike, e cila synonte të forconte shpenzimet dhe personelin, dhe të përafronte standardet e sigurisë kibernetike me standardet amerikane dhe ndërkombëtare”, znj. tha Nakashima. Ishte episodi i parë i një bashkëpunimi kaq të thellë dhe të degëzuar midis degëve të sigurisë kombëtare japoneze, dhe homologëve amerikanë. Midis 2022 dhe 2023, Japonia në mënyrë efektive zgjeroi fushën e strategjisë së saj të sigurisë kombëtare, për të përfshirë hapësirën kibernetike, relativisht vonë në krahasim me shumicën e partnerëve të G7 dhe vendeve të NATO-s, por me kalimin e kohës për të pajtuar me një evolucion sigurie që tani e sheh fushën e pestë kibernetike të jetë po aq vendimtare sa ato të tokës, detit, ajrit dhe hapësirës në përcaktimin e kërcënimeve kaleidoskopike për sigurinë e kombeve. Strukturimi i Komandës Kibernetike Japoneze, dhe zgjerimi nga 1000 në 4000 persona të personelit ushtarak, të dedikuar për teknologjitë kufitare, ishte pasojë e drejtpërdrejtë e këtij planifikimi. Japonia po futet në terrenin e luftës kibernetike, dhe në të ardhmen do të jetë në gjendje të hedhë të gjithë peshën e saj teknologjike dhe industriale në peshore. Megjithatë, të paktën një kufizim operacional mbetet për t'u kuptuar. Strategjia japoneze e sigurisë kombëtare, në fakt, është ende e lidhur nga premisa pacifiste dhe jo-ndërhyrëse, të paktën në formë. Deri më sot, Japonia nuk ka mjetet ligjore për të ndërtuar NSA-në e saj, pra një agjenci gjithashtu e aftë për operacione sulmuese kibernetike, shpesh të aftë për të parandaluar depërtimet armiqësore në një terren asimetrik, ku pritja e palëkundur për sulmet kibernetike rivale rrezikon të ekspozohet ndaj manovrave të anashkalimit. Laboratori Global i Dezinformimit në Universitetin Austin Teksas shkroi në faqen e tij të internetit se “përvojat amerikane dhe japoneze kanë treguar të dyja se një qëndrim thjesht mbrojtës kibernetik është i pamjaftueshëm për të penguar aktivitetin keqdashës kibernetik.” Prandaj nuk është për t'u habitur që Japonia kohët e fundit ka miratuar ndryshime për të mundësuar mbrojtje më aktive edhe në hapësirën kibernetike, megjithëse përsëri kuptimi i saktë i mbrojtjes aktive në kontekstin ligjor të Japonisë mbetet i paqartë. Kufizimet ligjore dhe praktike shpesh bien në provë të fakteve: vende si Kina, të pajisura me rregulla shumë më rudimentare, dhe më bindëse të angazhimit, ndërkohë po tërbohen në sistemet kompjuterike perëndimore, një hap larg nga perandoria e fshehtë e SHBA-së dhe aleatëve të saj. Dhe siç demonstron një mori rastesh të zbuluara rishtazi, është e vështirë të llogariten sistemet dhe të dhënat e rrezikuara potencialisht nga këto manovra asimetrike të luftës. Kjo vlen për Japoninë dhe gjithashtu për vetë SHBA-në, e cila nuk mund të thuhet se është plotësisht e sigurt. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
コメント