top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LUFTIMI I METASTAZAVE: A MUNDET EKUADORI TË ÇLIROHET NGA KAPJA E ZOTËRVE TË DROGËS DHE ROLI I MAFIES SHQIPTARE?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 29, 2024
  • 4 min read
Rreshtat e të burgosurve shtrihen në dysheme, me duart e lidhura pas shpine, brenda një burgu në Ekuador.

Nga gazeta Ekonomisti (The Economist).

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Që nga mbretërimi tiranik i Pablo Escobar nga Medellín, asnjë vend i Amerikës së Jugut nuk e ka gjetur veten kaq fort në kontrollin e bandave të drogës.

Ekuador është në gjendje të jashtëzakonshme.

Shkalla e tij e vrasjeve është më e larta në Amerikën Latine. Ushtria është në rrugë pasi gangsterët u revoltuan në fillim të janarit, duke vendosur bomba makinash dhe duke vrarë rojet e burgut. Mbi 2500 veta janë arrestuar në përgjigje të akteve të tyre.

Znj. Lora Riçërdsoun (Laura Richardson), e cila komandon aktivitetet e forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara në Amerikën Latine, mbërriti më 22 janar në Kuito, kryeqytet, si pjesë e një delegacioni që ofron ndihmë.

Ekuadori ka rrëshqitur në kaos që nga viti 2019.

Znj. Diana Salazar, Prokurorja e Përgjithshme, po përpiqet të ndalojë atë rrëshqitje duke zbuluar lidhje midis bandave të drogës dhe policisë, gjyqtarëve dhe politikanëve.

Suksesi i operacionit që ajo drejton, “Caso Metástasis”, është pjesë e asaj që nxiti shpërthimin e dhunës që tërhoqi vëmendjen e botës në fillim të këtij muaji.

Gangsterët e Ekuadorit janë të shqetësuar. Por kjo po e bën më të rrezikshme punën për sjelljen e tyre para drejtësisë.

Shumica e njerëzve të intervistuar për këtë nga gazeta Ekonomisti (The Economist), kërkuan të mos përmendeshin, nga frika e hakmarrjes.

Hetimi i zonjës znj. Salazar filloi në vitin 2022, pasi një financues i drogës, z. Leandro Norero, u dënua për pastrim parash në maj të atij viti.

Në shtëpinë e tij u gjetën dhjetëra shufra ari dhe mbi 6 milionë dollarë para të thata (kesh). Ai u vra pesë muaj më vonë në një betejë burgu midis bandave rivale. Prokurorët sekuestruan 16 telefonat e tij celularë dhe filluan të gjurmojnë në turmën e madhe të provave.

Mesazhet tregojnë se oficerëve të policisë u ofrohen para në dorë dhe “gratë e shoqërisë së mirë”, në këmbim të manipulimit të provave, dhe pastrohen paratë që përdoren për të blerë vendime të favorshme nga gjyqtarët.

Ata gjithashtu sugjerojnë që z. Norero dhe rrethi i tij i ngushtë, i paguan një gjykatësi 250000 dollarë për të liruar z. Jorge Glas, një ish-zëvendës president, që ishte në burg për korrupsion.

Ata shpresonin se ky “favor i vogël” do të shpërblehej nëse z. Glas bëhej president (ai aktualisht mendohet se qëndron në ambasadën meksikane në Quito).

Bisedat tregojnë gjithashtu se z. Norero po shikonte z. Fernando Vilavisensio (Villaviciencio), gazetarin kundër korrupsionit që u vra gjatë garës për president gushtin e kaluar.

Z. Norero i kishte kërkuar avokatit të tij që të gjente adresën e z. Vilavisensio (Villaviciencio) në mënyrë që ai të dërgonte “myachos” (djemtë).

Ky informacion çoi në një operacion spektakolar më 14 dhjetor 2023, kur zyrtarët kryen 75 kontrolle dhe arrestuan 31 veta. Të arrestuarit përfshinin z. Uilman (Wilman) Terán, president i këshillit gjyqësor, organi që përzgjedh, promovon dhe ndëshkon gjyqtarët, dhe z. Pablo Ramírez, një ish-drejtor i agjencisë së burgjeve.

Znj. Salazar paralajmëroi se dhuna e bandave do të përshkallëzohej si përgjigje ndaj operacionit.

Ajo kishte të drejtë. Më 17 janar 2023, Sezar (César) Suarez, një prokuror që po hetonte familjen e z. të drogës Adolfo Masias (Macías), u vra.

Ai ishte të paktën prokurori i tetë që u vra që nga viti 2022.

Shumë prej tyre kanë hyrë në mediat sociale për të kërkuar më shumë mbrojtje.

Prokurorit Suarez i mungonte një shoqërim i përhershëm policor. Kërkesat për mbrojtje për personelin e gjyqësorit u rritën nga 55 në 2022, në 700 në 2023.

Qeveria nuk mund të përballojë gjithë atë siguri shtesë.

Një person i tha gazetës Ekonomisti (The Economist) se prokurorëve u është dashur të paguajnë për ushqimin dhe shpenzimet e udhëtimit për shoqërimin e tyre të sigurisë.

Një tjetër tha se disa prokurorë preferojnë të mos kenë mbrojtje policore në rast se një oficer kthehet kundër tyre. Më 12 janar, presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, njoftoi një plan për të rritur TVSH-në nga 12% në 15% për të paguar sigurinë.

Ka mënyra të ndryshme se si znj. Salazar mund të mbrojë ekipin e saj. Ata mund të kryejnë prova me video-konferencë, ose t'i kryejnë ato jashtë vendit në ambasadat ekuadoriane.

Një tjetër mundësi është fshehja e identitetit të gjyqtarëve, duke i ndarë ata në gjykatë, vetëm duke përdorur numra në vend të emrave, ose duke i vendosur ata pas ekraneve për t'i bërë ata “pa fytyrë”.

Siguria do të jetë vendimtare nëse operacioni “Caso Metástasis” do të vazhdojë.

Ekipi i znj. Salazar sapo ka filluar. Ata duhet të kalojnë nëpër telefonat e tjerë të z. Norero, si dhe 624 pajisje të reja të sekuestruara pas trazirave të janarit.

Ata kanë edhe probleme të tjera. Znj. Salazar lëshoi 38 urdhër-arreste në operacionin e dhjetorit, por shtatë persona arritën fillimisht t'i shmangeshin kapjes.

Duket se ka pasur një rrjedhje. Më 13 dhjetor z. Rafael Korrea (Correa), presidenti i Ekuadorit midis viteve 2007 dhe 2017 (dhe ish-shefi i z. Glas), shkroi në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), dikur Twitter, për një bastisje të madhe kombëtare disa orë përpara fillimit të operacionit.

Kur agjentët mbërritën në ndërtesën e këshillit gjyqësor për të arrestuar z. Terán, ata zbuluan se ashensorët ishin fikur.

ARMIKU BRENDA.

Ky sabotim sugjeron lidhje të gjata midis bandave dhe shtetit.

Në vitet 2000, kur tregtia e drogës kontrollohej nga Farku, një grup gueril kolumbian, anëtarë të rangut të lartë të Farkut pretendonin se kishin financuar fushatën presidenciale të zotit Korrea (Correa).

Z. Korrea (Correa), i cili jeton në Belgjikë që nga viti 2017, dhe në vitin 2020 u dënua me tetë vjet burg për korrupsion nga një gjykatë ekuadoriane, e mohon këtë.

Ai pretendon se znj. Salazar është “një kukull”, dhe se operacioni “Caso Metástasis” është i motivuar politikisht. Ai tregon se disa bosë droge u liruan në mënyrë të pashpjegueshme nga burgu pasi ai la detyrën.

Kushdo që është përgjegjës, korrupsioni është i thellë.

Një tjetër ish-president, Guillermo Lasso, dha dorëheqjen në vitin 2023, pasi kunati i tij u hetua për lidhje të dyshuara me mafian shqiptare, e cila, dërgon kokainë në Europë nëpërmjet porteve të Ekuadorit.

Pengesa më e madhe për znj. Salazar dhe ekipin e saj mund të mos jenë kriminelët në rrugë, por mashtruesit në shtet.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page