top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

LUIXHI MANXHONE (LUIGI MANGIONE) I AKUZUAR PËR VRASJEN E CEO-s SË UNITEDHEALTHCARE U PARAQIT NË GJYKATË SË BASHKU ME AVOKATËT E TIJ | NUK PRANOI AKUZAT PENALE SHTETËRORE DHE FEDERALE.

Jorku i Ri, Amerikë | Z. Luixhi Manxhone (Luigi Mangione), i akuzuar për vrasjen e CEO-s së UnitedHealthCare, u paraqit në gjykatë së bashku me avokatët e tij.

 

26-vjeçari mbërriti me rroba rruge - një këmishë të bardhë dhe pulovër - dhe u deklarua i pafajshëm për akuzat për vrasje të ngritura nga shteti i Jorkut të Ri.

 

Ai, përveç akuzave të shtetit të Jorkut të Ri, përballet me akuza federale

 

Ne do të luftojmë deri në fund në nivel shtetëror ose federal”, tha znj. Karen Friedman Agnifilo, avokatja e z. Manxhone (Mangione), duke vënë në dukje se me akuzat penale në nivele të ndryshme, 26-vjeçari po trajtohet si një top pingpongu.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page