top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LUKSEMBURG: U ARRESTUA EDISON PULA | I AKUZUAR SI ANËTAR I BANDËS SË NIKLËS I DËNUAR ME 14 VJET BURG PËR 6 VEPRA PENALE.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Luksemburg | Autoritetet policore arrestuan:

1- Z. Edison Pula, me moshë 30 vjeç, i lindur në Krujë dhe i dënuar me 14 vjet heqje lirie për 6 vepra penale.

 

Ai akuzohet për veprat penale:

1- Vrasja me paramendim”.

2- Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.

3- Vjedhja me dhunë”.

4- Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

5- Vjedhja”.

6- Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.

 

Njoftim | Operacioni “Together”, në pranga 1 shtetas i dënuar me 14 vjet burgim, për disa vepra penale të rënda.

 

Si rezultat i sigurimit të informacioneve nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale (FAST Albania), mbi vendndodhjen e një shtetasi të dënuar në Shqipëri, për disa vepra penale të rënda, si dhe i shkëmbimit të këtyre informacioneve me homologët e FAST Luksemburgut, nëpërmjet koordinimit të rrjetit ENFAST, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Together”.

 

Si rezultat i këtij operacioni, u lokalizua dhe u vu në pranga shtetasi Edison Pula, 30 vjeç, i lindur në Krujë, i dënuar me 14 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Vjedhja me dhunë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page